Nazime Visha, vajza me nje histori te rralle perfshire dhe nje vrasje tashme eshte martuar dhe ka nje femije. Nazimja vrau përndjekësin e saj, Fiqiri Muça dhe pas daljes nga burgu nisi një jetë të re, rrefen gjyshja e Nazimes për gazetaren e Abc News, Esiona Konomi
Ajo tha se mbesa e saj është martuar me një djalë nga Bullgaria.
“Kishte qenë 7 herë në Shqipëri për të gjetur grua shqiptare, Rastisi, u takuan. Ai punon si furnizues dyqanesh. Erdhi vetë në shtëpi. Historinë nuk e pati problem. Mua ma patën kërkuar edhe këtu me thënë të drejtën, por nuk kisha qejf”, rrëfen ajo.
Nazime Visha qëlloi me breshëri automatiku Fiqiri Muçën, mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Ajo u dënua me 10 vjet burg. Por tre vjet më pas, ajo u lirua pas një faljeje të firmosur nga Presidenti Bujar Nishani. //DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/