Bizneset që priten të hapën javës që vjen, Rama tregon tri kategoritë...

Bizneset që priten të hapën javës që vjen, Rama tregon tri kategoritë e bizneseve

433
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tregoi disa masa lehtësuese që do të merren ditët në vijim, në emisonin “Opinion” duke theksuar se skenari i hapjes përfshin tre kategori; kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë.

Rama theksoi se skenari i hapjes do të jetë gradual dhe do shoqërohet me protokolle të caktuara, ndërsa shtoi se java e ardhshme do të jetë përgatitore.

Sa para keni në dispozicion për të paguar?

Ne kemi ndë dispozicion atë që kemi deklaruar. Pagate paketës së parë janë në dispozicion, brenda javës së ardhshme do të shlyen. Shumë kush që ka thënë se është refuzuar ka aplikuar në një paketë që nuk ka qenë e përfshirë. E bukura që ndodh në këtë vend, është se përgjithësisht se dhe kur kanë një përgjigje për një çështje të tyre nuk e lexojnë. Të gjithë si ajo vajza do të marrin 400 mijë lekshin si të gjithë bizneset e tjera të goditura. Ka pasur një numër rreth 50 mijë persona që janë numëruar para se të vija këtu. 99% e personave janë përfitues nga paketa e zgjeruar, pasi në të parën nuk përfshiheshin. Taksit janë të përfshira në paketën e parë. Është bërë një korigjim për të ndarë taksit dhe shërbimet e transportit që janë biznes i vogë nga ato që janë i madh. Të gjithë ata që janë në shërbim taksi do të marrin pagën siç është premtuar. Për dentistët e njëjta gjë, do të paguhen. Janë bërë disa korrigjime.

Duhet të jemi pak më të hapur?

Në datën 4 prill, në ditën e 39 të epidemisë, Suedia  jë rast unikal, ka pasur 37 vdekje për 1 milionë banorë, sot Suedia ka arritur 1242 raste. Është një situatë shumë e brishtë. Ajo që po ju thoja, jo më lar se sot ne kemi patur një diskutim për skenarin e hapjes. Është një skenar shumë i lidhur me atë që bëmë sot në Kudven, pra futja në Kodin Penal ndryshimet për epideminë. Presim dhe firmëb e Presidentit, kemi pasur një komunikim të harmonizuar. Do fillojmë të hapemi që kush shkel është më i rëndësishëm se sa sot. Në skenarin e hapjes janë tre kategori, kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë. Te kategoria me risk të ulët, ku merren parasysh një sërë kriteresh, shitje me pakicë në dyqane, tregti me pakicë e veshjeve, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia e tekstileve me pakicë, tregtia e artikujve prej lëkure, pajisjeve të ndriçimit, luleve,orëve bizhuteritë, pajisjet audio, qylymat, lodrat për fëmijë, etj.

Kjo është fasha e parë që ne duhet të hapim në ditët në vijim. Është shumë e rëndësishme të që futet në fuqi Kodi i ri Penal, pasi është i rëndësishëm për biznesin, hapja do të shoqërihet me kushte të reja strikte. Java e ardhshme është përgatitore. Do të thotë që ai 400 mijë lekshi është një frymëmarrje në ekonominë familjare. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY