Rëndohet bilanci i të infektuarve në Shkodër me 6 të infektuar të rinj. Mësohet se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, mes tyre një infermiere, dhe një punonjës i burgut të Reçit I cili është polic i togës së shoqërimit në Reç të Malësisë së Madhe. Katër të tjerë janë qytetarë.
Polici i burgut ka lidhje farefisnore me të infektuarit në Shirokë, një prej tyre punonjëse e fasonerisë që është pozitive prej disa ditësh, raportojnë burime të abcneës.
Ndërkohë sa i përket të infektuarve, pesë prej tyre janë ritestuar dhe janë konfirmuar me Covid-19. Ata i përkasin familjes në lagjen Dobraç të Shkodrës.
Sot nuk u raportua në lidhje me infeksione të reja në Shkodër por ish deputeti Bardh Spahia deklaroi po sot se janë kryer mbi 50 testime në Shkodër një ditë më parë dhe se ISHP ka fshehur rezultatet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/