Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/“Jahtet përjashtohen nga TVSH”, reagon Tabaku: Shqiptarët nuk po i lë rehat as cinizmi i qeverisë

15/04/2020
VIDEO/PD denoncon mungesën e transparencës, një sër pyetjesh për qeverinë: Qytetarët duhet të dinë kush përfiton nga ndihma
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar sërish përmes një postimi në facebook lidhur me projektvendimin për të përjashtuar nga TVSH importuesit e jahteve, dërguar në Kuvend më 10 prill 2020.

Në reagimin e saj Tabaku shkruan se mbrëmë të kapur në flagrancë, ministrat e kabinetit qeveritar, nxituan të përgënjeshtronin vendimin që i përjashton importuesit e jahteve nga TVSH por jo sipërmarrjet që vuajnë sot krizën e pandemisë.

“Në realitet bëjnë atë qe kanë bërë në 7 vite: vetëm mbështesin oligarket me çdo mënyrë me ligje speciale, me favore me tendera! Bamirës me oligarkët, arrogant me ato në nevojë.”– shkruan Tabaku në postimin e saj.

POSTIMI I PLOTE

Mbrëmjen e djeshme bëra publik një projektvendim të qeverisë për të përjashtuar nga TVSH importuesit e Jahteve. Projektvendimi u dërgua në Kuvendin e Shqipërisë në datën 10 Prill 2020. Çdo shqiptar ka ende mundësinë ta shohë të zezë mbi të bardhë vendimin që i përjashton importuesit e jahteve nga TVSH por jo sipërmarrjet që vuajnë sot krizën e pandemisë.

Mirëpo, si fajtorë dhe të kapur në flagrancë mazhoranca nxitoi të përgënjeshtronte dhe të mohonte faktet. Kështu sajoi jo një alibi por dy të tilla që ishin dhe janë në kundërshti me njëra-tjetrën. Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, u shpreh se vendimi për Jahtet është marrë përpara 3 muajsh dhe jo sot si dhe shtoi se nëse lehtësohen politikat fiskale për jahtet pas x vitesh do të prodhojnë të mira. Ndërkohë që ministri i Turizmit, u shpreh se ky përjashtim nga TVSH-ja për jahtet bëhet për të hapur ekonominë dhe për t’i dhënë frymëmarrje turizmit si dhe për të kaluar krizën duke qenë një stratrgji e mirë menduar e qeverisë.

Ministrja Denaj e cila hiqet si e painformuar ose e keqinformuar sepse në faqen e kuvendit tregohet qartë data e depozitimit 10 Prill dhe në relacion thuhet se ky projektligj nuk është “parashikuar në programin analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2020”.

Ndërsa ministri Klosi nga ana e tij i shpalos sipërmarrësve të turizmit që do të goditen më fortë nga kriza e coronavirus, cinizmin e hapjes së ekonomisë. Duke na kujtuar jo pak cinizmin e paketës fiskale që nuk i fal pagesën e TVSH-së për asnjë biznes edhe kur ky vuan, por është i gatshëm të bëjë shkrumb e hi arkën e shtetit për përfituesit e përhershëm.

Tani kushdo e ka të qartë se fytyra e vërtetë e qeverisë në 7 vjet ka qenë pikërisht kjo. Abuzo me pushtetin, jepu vetëm një grushti individësh lehtësira fiskale dhe më pas propagando sikur po punon për shqiptarët. Ky ka qenë dhe është rrethi vicioz i qeverisë prandaj nuk është habi që edhe sot të vazhdojnë të njëjtën skemë. Megjithëse hera herës, kur nevoja thërret janë të gatshëm të shiten edhe si luftëtarë pro-shqiptarëve e gjoja të luftojnë oligarkinë me fjalë por jo me vepra. Në realitet bëjnë atë qe kanë bërë në 7 vite: vetëm mbështesin oligarket me çdo mënyrë me ligje speciale, me favore me tendera! Bamirës me oligarkët, arrogant me ato në nevojë.

Fatkeqësisht, në këtë kohë krize; Mirë Coronavirusi, por shqiptarët nuk po i lë rehat as cinizmi i qeverisë.

/DRONI.al/

Tags: ekonomiajorida tabakuKoronavirusipandemiaqeveria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.