OBSH flet sërish për alkolin, i kërkon qeverive të jenë të vëmendshme

OBSH flet sërish për alkolin, i kërkon qeverive të jenë të vëmendshme

240
0
Shares

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) është shprehur me nota të ashpra ndaj përdorimit të alkolit përgjatë pandemisë së Covid 19 duke iu kërkuar qeverisë të reduktoj në përdoirmin e tij.

Ideja se pirja e alkoolit lufton koronavirusin është një “fake neës”, thekson OBSH. Madje organizata shton se ka nga ata që shkojnë përtej imagjinate duke tentuar të pijne alkool etilik për të luftuar Covid 19, gjë e cila është tejet e rrezikshme për shëndetin.

“Frika dhe dezinformatat kanë krijuar një mit të rrezikshëm që konsumimi i alkoolit mund të vrasë virusin COVID-19. Ai nuk e bën këtë,Konsumimi i alkoolit paraqet rreziqe për shëndetin, por konsumimi i alkoolit etilik me forcë të lartë (etanoli), mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, përfshirë vdekjen,”  bën të ditur OBSH.

Organizata Botërore e Shëndetit  I bën thirrje qeverive të zbatojnë masa që kufizojnë konsumin e alkoolit.

“Në kohën e bllokimit gjatë pandemisë COVID-19, konsumi i alkoolit mund të përkeqësojë ndjeshmërinë e shëndetit, sjelljet e marrjes së rrezikut, çështjet e shëndetit mendor dhe dhunën”, bënë të ditur  zyrtaret e OBSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY