Basha: Shkodra mund të ishte parandaluar

Basha: Shkodra mund të ishte parandaluar

116
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  duke folur në një intervistë për “Tempora” në Rtv Ora, tha se testimi është kyç për daljen nga karantina dhe rikthimin e ekonomisë në lëvizje dhe se Shkodra mund të ishte parandaluar.

Sipas tij, kostoja e testimeve nuk është asgjë përpara asaj që mund të shkaktojë mungesa e tyre.

Basha: Shqiptarët kanë bërë një punë të lavdërueshme këto 5 javë duke respektuar normat e distancimit social, vetëizolimit dhe karantinimit ku ka qenë e nevojshme. Tani të gjithë mendojnë rrugën e daljes nga kjo situata. Për ne si opozitë rruga e daljes kalon nga pasja e një informacioni të plotë dhe të vërtetë për infeksionin, përmasat e vërteta.

Duhet një ndryshim i strategjisë që fillon me testimnin, Testimi mbetet kryefjala. Rekomandimi kryesor që është përmes testimit vendet të mund të fillojnë të hartojnë një strategji të daljes nga kriza. Mund të dalim nga kjo dhomë e errët vetëm kur të hapim sytë dhe të ndezim dritat.Janë personeli shëndetësor që vuajnë të parët mungesën e testimeve. Në 24 orët e fundit kemi pasur përsëri raste të infermierëve dhe mjekëve të infektuar. 

Në radhë të parë kjo bëhet për të mbrojtur personelin shëndetësor por edhe të tjerëve.Nga ngjarja e para dy ditësh në Shkodër dhe të tjera mund dhe do të ishin parandaluar nëse testimet do të ishin shtrirë dhe hetimi epidemiologjik do të ishte bërë në mënyrë të zgjuar. Me testime ne i zgjidhim sytë qeverisë dhe institucioneve të tjera që kanë për detyrë për të hartuar dhe zbatuar një strategji edhe të daljes nga kjo krizë.

Kreu i Opozitës, Lulzim Basha u shpreh se zërat e ekspertëve kombëtar kanë ngritur zërin për rritjen e numrit të testimeve.

Ai tha se ka pasur kontakte me partnerë ndërkombëtar të cilëve u ka kërkuar ndihmë për sigurim mjetesh mbrojtëse shëndetësore dhe kite.

Basha: Përshëndes zërat gjithmonë e më të fortë të ekspertëve kombëtar, duke përmendur edhe doktor Pipero, dhe të tjerë ekspertë që kanë ngritur zërin për nevojën që të shtohen testimet. Unë personalisht, nuk jam mjaftuar vetëm me kërkesën ndaj qeverisë, por kam pasur edhe kontakte me partnerët ndërkombëtar. Fatmirësisht një nga partnerët tanë më të fuqishëm dhe kryesor, SHBA, përmes një fondi të USAID ka bërë të mundur që të vijnë një numër i madh kitesh në Shqipëri. I kam kërkuar OBSH-së të njëjtën gjë prej më shumë se 3 javësh. Nuk e kemi qëndruar vetëm në rolin e propozuesit, por kemi bërë çështje e mundur që të ketë testime masive dhe të sigurohen pajisje për shëndetësinë. Pa ditur me saktësi gjithë përmasat e ajsbergut, jo vetëm majën, do të jetë shumë e vështirë që t’i largohemi rrezikut që kërcënon jetët e qytetarëve shqiptar. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY