Vizita e fundit në New York, ka rezultuar fatale për një ish-zyrtar lokal në Lezhë.
Agron Vraja ish këshilltar bashkiak dhe drejtues i Partisë Demokracia Sociale prej disa vitesh ka humbur betejën me virusin.
Vraja kishte shkuar në New York të vizitonte djalin që e kishte me studime atje ku dhe është infektuar.
Ai ishte babai i dy fëmijëve, dhe së fundmi punonte si specialist pranë këshillit të qarkut Lezhe. Lajmi është bërë publik nga shumë miq të tij në rrjetet sociale të cilët kanë shprehur dhimbjen për vdekjen e parakoshme të Vrajes.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/