Humb jeten pacientja nga Tirana, ishte 68 vjece

Humb jeten pacientja nga Tirana, ishte 68 vjece

106
0
Shares

Ka shkuar ne 24 numri i personave qe nderruan jete per shkak te covid 19 ne Shqiperi. Ano vdiq ne spitalin infektiv dhe eshte pacientja 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K, njofton ministria e Shendetesise.

Ajo trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar.
68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY