Rama terheq padine ndaj gazetarit te Bild

Rama terheq padine ndaj gazetarit te Bild

213
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka terhequr padine ndaj gazetarit te “Bild” Peter Tiede që publikoi audio-përgjimet e shitblerjes së votave ne Diber, shkruan gazetari Basir Çollaku.

“Sipas informacioneve që janë marrë nga sistemi dhe përfaqësuesit e palëve, gjykatësi e sheh Ramën shumë gabim dhe gazetari kishte prova shumë të qarta. Pra gjyqtari e merr si të mirëqenë se Rama ka pasur dijeni për manipulimet zgjedhore, se ky mashtrim elektoral që ka ndodhur është i padiskutueshëm, madje as Rama nuk e mohoi këtë”, shkruan ndër të tjera Çollaku.

Reagimi i plotë

Rama tërhiqet, “Bild” fiton. Peter Tiede, gazetari i njohur gjerman, bind drejtësinë e vendit të tij për vërtetësinë e publikimve. Merr fund në “errësisrë” larg bujës së suksesit telenovela e Kryeminsitrit Edi Rama, kundër gazetës gjermanë më të madhe në Evropë “Bild”, botim i kompanisë Axel Sringer shtrirë në 40 vende të botës.

Pas disa muajsh të shumtë propogande se kishte besim te drejtesia gjermane, Edi Rama dështon, në përpjekjen e tij në Gjykatë. Duket se avokati dhe këshilltarët e tij ligjorë e kanë bindur për rezultatin humbës. Në këtë situatë Rama ka mbetur pa alternativë tjetër, duke ndryshuar qëndrim.

Vitin e shkuar Rama ka tërhequr padinë në Frankfurt sepse ekspertët e kanë sqaruar se ai nuk ka shanse dhe reporteri i Bild kishte mbledhur dëshmitarë dhe prova të reja për gjykimin e tij. Jo vetëm në Frankfurt, por edhe në Hamburg, ngjarja përsëritet me të njëjtin rezultat.

Rama tashmë e ka tërhequr fshehurazi ankesën e tij në Hamburg verën e vitit të shkuar. Ai e tërhoqi padinë e tij, sipas informacioneve tërësisht të besueshme dhe të disponueshme, pas një njoftimi gjyqsor të ashtuquajtur një vlerësim i shkurtër i gjykatësit para gjykimit, Gjykatësi ka bërë të qartë se:

Sipas informacioneve që janë marrë nga sistemi dhe përfaqësuesit e palëve, gjykatësi e sheh Ramën shumë gabim dhe gazetari kishte prova shumë të qarta. Pra gjyqtari e merr si të mirëqenë se Rama ka pasur dijeni për manipulimet zgjedhore, se ky mashtrim elektoral që ka ndodhur është i padiskutueshëm, madje as Rama nuk e mohoi këtë.

Për më tepër, Rama nuk ka paraqitur fakte esenciale, që do të prodhonin një dimension tjetër evidencash ndryshe nga ai që përshkruan Bild. Gjykatat përkatësë ajo rajonale në Frankfurt dhe në Hamburg, konfirmojnë së kjo çështje tashmë është një e shkuar dhe nuk ka një zhvillim procesi për të vendosur mbi pretendimet e paditësit, ankuesit Edi Rama, kryeministrit shqiptar.

E gjitha kjo është një pjesë e përgjigjes për dy pyetjet drejtuar kreut të qeverisë. Kjo, për një nga akuzat më të rënda në adresë të tij dhe kabinetit të tij ekzekutiv, të cilët dolën zbuluar në publikimet e Bild në përgjimet të shumta të dosjes 184 dhe 339. Dosje këta, dikur te Krimet e Rënda dhe tani në një taksi shëtitëse ku i ka lënë Prokuroria e Posaçme e quajtura SPAK, duke mos pranuar të marrë në shqyrtim këtë histori penale me personazhe pushteti e qeveritarësh të shumtë.

Ndonëse me Me 25 qershor 2019 Rama njoftonte gëzueshëm në tëitterin e tij kontraktimine avokatit për padinë ndaj Bild dhe Peter Tiede, sot nuk e bën një njoftim të tillë, për tërheqjen e fshehtë të ankesave dhe padive në dy gjykata gjermane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY