Cfare iu gjet ne shtepi Bilbilit surprizon policet, arriti te thyente telefonin

Cfare iu gjet ne shtepi Bilbilit surprizon policet, arriti te thyente telefonin

1018
0
Shares

Policia eshte suprizuar me ato objekte qe i kane gjetur ne shtepi Orgest Bilbilit, i akuzuar per disa precedente penale dhe plagosur dy dite menoare nga policia.

Burimi i policisë kriminale i tha portalit SI se mes provave të sekuestruara ishte një celular  Iphone 11, ai mbante laptop Acer, pëlqente çantat krahëqafë të firmave të ndryshme (rezultoi se kishte tre të tilla).

Një efektiv i ‘Shqiponjave” tregon se  në momentin e arrestimit, teksa ishte shtrirë përtokë dhe kur policia nuk e dinte ende se kujt po i shtrëngonte prangat, agjentët panë se djali shkërmoqi telefonin.

“Por ndërkohë,  çanta e krahut ‘Luis Vuitton’ u mor bashkë me mbetjet e aparatit si provë materiale”, – thotë burimi për SI.

Ai mbante një kapele ngjyrë të bardhë të firmës “Adidas” ndërsa arma e zjarrit që i’u bllokua ishte pistoletë  moderne  e  prodhuar në  Izrael, brenda së cilës gjendeshin 18 fishekë.

Në shtëpinë  ku Orgest Bilbili jetonte me qira policia gjeti edhe një çantë tjetër të firmës “Borboneze” dhe një të firmës “Calvin Clain”, – tha një tjetër ekspert i përfshirë në ekzaminimin e vendngjarjes, që tregon dobësinë e të riut për aksesorët e shtrenjtë, transmeton portali SI.

Prokuroria në seancën për caktimin e masës së sigurisë u shpreh se 30 vjeçari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore jo vetëm sepse kërkohej për disa precedentë penalë, por edhe sepse qëlloi ndaj policisë.

Orgest Bilbili është i njohur si shoku i ngushtë i një tjetër të kërkuari, Laert Haxhiu, i cili ka armiqësi të vjetra që burojnë nga 1997 me bandën e Aldo Bares.

Ngjarjet e rënda kulmuan me planin për të vrarë nipin e Aldo Bares, që është djali i vëllait të vrarë të të fortit të Lushnjës. Vrasja e Xhulio Shkurtit dështoi. Ai njihet si djali i Ramadan Shkurtit për të cilin egziston legjenda se pas vrasjes së tij nga Artur Daja, i vëllai Aldo Bare apo Alfred Shkurti u betua që do merrte hak.

Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu nga njëra anë dhe nipi i Bares hyjnë mes atyre që mbijetuan nga 1997 pasi në atë kohë ishin fëmijë por siç kuptohet asgjë nuk harrohet në krim. Më tepër se kaq, policia beson që edhe gjatë këtyre viteve kanë ndodhur një seri vrasjesh, me emra që ose janë në kërkim ende ose u vranë përgjatë viteve.

Orgest Birbili është një nga ata eksponentë për të cilin policia mendon se është përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera të rënda.

Lidhur me zbulimin e tij rastësor, prokuroria përmendi në seancën e  zhvilluar në spital se Orgest Bilbili u konstatua teksa po ecte në këmbë së bashku me një person tjetër me drejtim sheshin “Shtraus”. “Ecja e tyre na bëri përshtypje, – raportojnë policët e forcave “Shqiponja”, – ndaj dhe u kërkuam dokumentet në kuadër të masave për të parandaluar infeksionin Covid -19″.

“Kështu kishim vepruar herë pas here me qytetarë që i shikonim në rrugë kur edhe u kërkonim dokumentet e identifikimit. Njëri nga të dyshuarit mbante kapele ndërsa tjetri kapuç, sapo na panë filluan të lëviznin me shpejtësi. Ndaj edhe u bindëm që ishin të dyshimtë”, – përshkruhet më tej në dëshminë e  policëve.

Policia, pasi i ka bërë thirrje të ndalojne, njëri nga të dyshuarit nuk u ndal po vijoi vrapin duke kërcënuar me armë deri sa efektrivi i policisë i është kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të tij.

Në vendngjarje mbeti e plagosur edhe një grua tjetër e cila gjendej aty krejt rastësisht, ndërkohë që i plagosuri është vet-identifikuar vetëm pasi është dërguar në spital. “Unë jam Orgest Bilbili”, – ka thënë ai, i datëlindjes 13 qershor 1990.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY