Në kërkim shoku i Orges Bilbilit, ishte me të kur e plagosi...

Në kërkim shoku i Orges Bilbilit, ishte me të kur e plagosi efektivi i “Shqiponjave”

166
0
Shares
pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja nga plagosja e të shumëkërkuarit Orges Bilbili mesditën e 10 prillit. 30 vjeçari nga Lushnja kishte marrë një banesë me qera në lagjen ‘Sitki Çiço” në Tiranë së bashku me një person tjetër.

Në momentin kur efektivi I Shqiponjave e ka ndaluar dhe I ka kërkuar lejen e daljes dhe kartën e identitetit ai ka qenë i shoqëruar nga ky i fundit.

“Shtetasi A.K me të cilin jetonte 30-vjeçari nga Lushnja Orgest Bilbili nuk është ndaluar ende nga Policia.”,-informojne burimet.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Orgest Bilbili, Policia ka gjetur dhe një armë zjarri pistoletë.

Ora News shkruan se efektivi i Shqiponjave deklaroi se kishte dyshuar tek Orgesi pasi ai po lëvizte me kapuç. Ai I  ka kërkuar të ndalojë pastaj i ka kërkuar dhe të tregonte çfarë mbante në çantë. Bilbili ka tentuar të largohet duke i drejtuar armën, në këtë moment polici ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas drejt tij, duke e lënë të plagosur.

Mësohet se dëshmia e policit përputhet me pamjet e kamerave të sigurisë të shkollës dhe bizneseve perreth ku ka ndodhur ngjarja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY