Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Disa mënyra të reja për të festuar dhe ftuar miqtë për një pije gjatë distancimit social

11/04/2020
STUDIMI/Shkencëtarët në Itali, ja datat kur do të marrë fund infeksioni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Megjithë pandeminë, njerëzit në mbarë botën ende gjejnë mënyra për t’u argëtuar – edhe nëse për këtë duhen të mblidhen para ekranit të kompjuterit për të bërë një mbrëmje. Në Shtetet e Bashkuara, në sajë të programeve si Skype dhe Zoom, amerikanët vazhdojnë të stërviten, të presin virtualisht miq dhe të organizojnë festa, transmeton VOA.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara bëri që autoritetet të urdhëronin mbylljen e restoranteve, bareve, studiove të jogas dhe vendeve të tjera të argëtimit.

Por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të organizojnë mbrëmje, të meditojnë dhe të stërviten – thjesht tani i bëjnë të gjitha këto online.

Shkrimtari Jackie Summers dhe ekspertja e marketingut Daniella Veras dukej se kanë kaluar pa vështirësi në këtë realitet të ri.

Në orën e caktuar, të gjithë pjesëtarët e mbrëmjes mblidhen para kompjuterave të tyre me pije në dorë dhe meze në tryezë dhe ndajnë biseda në internet duke parë banakierët të garojnë në përgatitjen e koktejave. E gjithë kjo duke qënë të sigurtë në shtëpive të tyre.

Summers thotë se mbrëmje të tilla janë të mira për të gjithë: ato e lejojnë atë dhe “mysafirët” e tij të luftojnë vetminë ndërsa ndihmojnë banakierët e papunë të fitojnë pak para.

“Mblidhemi, bisedojmë për koktejet, kemi edhe të ftuar nderi. Javën e kaluar patëm mjekë dhe infermierë, psikologë, trajnerë dhe këshilltarë financiarë… të gjitha i ndihmojnë njerëzit të shqyrtojnë problemet e jetës tani! Kemi pjesëmarrës të rregullt çdo ditë dhe të ftuar të rinj – bëhemi 50-60 njerëz!”

Festimi i ditëlindjeve, gatimi i një recete të ndërlikuar së bashku, madje edhe një dasmë – nuk janë të pamundura të organizohen në internet këto ditë.

Këto grupime online shërbejnë gjithashtu si një vend i mirë për të medituar.

Studioja Recharj në Uashington ofron klasa meditimi online për të gjithë që duan një pushim të vogël emocional.

“Jetojmë në kohë të vështira, të gjithë kanë pengesa të ndryshme dhe ne kemi vendosur që mënyra më e mire për tja dale është të bëjmë meditim në orën 6 pasdite me një instruktor. Dhe arsyeja për ti pasur ata drejtpërdrejt sesa të regjistruar është… u jep mundësi njerëzve të lidhen me një instructor dhe të ndajnë përvojën e tyre pasi meditojnë”, thotë Maria Hernandez.

Instruktorja e jogës, Elizabeth Feinstone filloi klasat falas për fqinjët e saj pasi disa njerëz në kompleksin e apartamenteve të saj u testuan pozitivë për COVID-19, dhe menaxhmenti mbylli të gjitha ambjentet, përfshi palestrën.

“Mendova se vendosja e grupit përmes Zoom-it do të ishte një mënyrë e mirë për t’i bërë njerëzit të lidhen dhe të marrin frymë së bashku sepse është diçka që të gjithëve u mungon në këtë kohë.”

Numri i njerëzve që përdorin aplikacionin Zoom është rritur me 70% që nga fillimi i karantinës së rreptë në SH.B.A. Ai gjithashtu është bërë aplikacioni më i shkarkuar në Apple Store – vetëm në 23 mars, më shumë se 2 milion njerëz e shkarkuan atë në pajisje e tyre, 40 herë më shumë se dy muaj më parë.

Tags: koronaviruszoom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.