Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë në një lidhje me Skype sot me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për situatën e koronavirusit në vend.
“Dy janë dilemat filozofike morale në momentin që një shoqëri ka pandemi. E para, është që opozicionet bien, bashkohen me ata që kanë autoritetin. E dyta, është që mjekët, ata që janë mjek në pension, i kthehen edhe njëherë shërbimeve në vijën e parë. Nuk e di nëse këto dilema kanë kaluar nga doktori dhe nëse i ka kaluar në mendje një rikthim në vijën e luftës si doktor?”, e ka pyetur Arjan Çuri Berishën. “Që nga 7 shkurti deri sot, unë kam qindra statuse dhe deklarata, të gjitha për Covid-19. Me një qëllim, më suprem dhe më madhor, të jap më të mirën, më të dobishme për të mbrojtur shoqërinë shqiptare nga ky armik i egër. Unë ato i kam publike, nuk kam ndaluar asnjë njeri që t’i shoh dhe t’i lexoj. Me dhimbje dhe keqardhje, konstatoj se në vend se të merreshin parasysh në kohën kur kanë thënë, janë hedhur në kosh. Ecuria do ishte krejt tjetër në rastin e kësaj epidemie. Do them dy gjëra; kam kërkuar në atë kohë të krijohet qendra e karantinës, kërkova të importohen sasi të mëdha maskash, respiratorësh. Pyetja e dytë, nuk më shkoi ndër mend dhe s’mund të më shkonte sepse pas 30 vitesh, të pretendoj që unë jam mjek, është gjëja më qesharake. Asnjë njeri, i cili nuk ushtron një profesion për 30 vite, nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më. 23 vite ushtrova profesionin e mjekut, 20 vite si kardiolog”, është shprehur Berisha.
Gazetari e pyeti Berishen ne lidhje me friken ndaj koronavirusit.
“A ke frikë për veten nga koronavirusi?”, e ka pyetur Çani.
“Absolutisht nuk kam frikë. Ruhem dhe respektoj me rigorozitet të madh vetëkarantinën për t’u mbrojtur nga një armik i egër siç është Covid-19”, u shpreh Berisha.zone e lite
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/