Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Qeveria vepron shumë ngadalë”/Spaho: Të miratojë paketën e re! Ka para nëse nuk mbështeten koncesionet e oligarkëve!

09/04/2020
“Paralajmërimi i Edi Ramës për 30 qershorin”, PD: Do i zhbëjmë zgjedhjet në Akademi
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD mbështet kërkesën unanime të biznesit për ndërhyrje emergjente financiare për të shpëtuar nga mbyllja e dhjetëra mijëra vendeve të punës.

Nga selia blu, Edmond Spaho ka theksuar dhe njehere se kërkesat e biznesit, njësoj si propozimet e PD, janë të ndershme. Ish-deputeti shprehet se  Qeveria ka parà, nëse mbështet realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve.

PD insiston dhe shprehet se qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re, pasi çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI I PARTISË DEMOKRATIKE, EDMOND SPAHO

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që masat shtrënguese për qytetarët nuk i ka shoqëruar me masa të plota lehtësuese për ta. Megjithëse jemi në javën e pestë të shpërthimit të epidemisë, paketa e qeverisë, megjithëse anemike dhe gjysmake, akoma nuk është zbatuar.

Biznesi i vogël që punëson me qindra mijëra qytetarë është më i prekuri, pasi pjesa më e madhe është përjashtuar nga paketa e ndihmës.

Prej të paktën dy javësh i kemi kërkuar qeverisë që të miratojë një paketë tjetër, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Qeveria vepron shumë ngadalë, qeveria jep shumë pak.

Edhe përfaqësuesit e biznesit njëzëri kanë kërkuar të veprohet, pasi vonesa e qeverisë në shpalljen dhe zbatimin e një pakete të dytë shtesë po i shtyn ata drejt falimentit dhe mijëra të punësuar drejt papunësisë!

Partia Demokratike mbështet plotësisht përfaqësuesit e dhomave të tregtisë, industrisë dhe shoqatat e sipërmarrjes private në Shqipëri në kërkesën unanime për ndërhyrje emergjente financiare, në mënyrë që të dhjetëra mijëra vende pune të mos mbyllen.

Kërkesat e biznesit, njësoj si propozimet e bëra prej nesh, janë të ndershme. Ato duhet të dëgjohen nga qeveria.

Çdo biznes i prekur nga masat antiCOVID duhet të përfitojë përjashtim apo shtyrje të pagesave për detyrimet fiskale qendrore apo lokale.

Qeveria duhet të subvencionojë qiratë, të paktën në masën 50%. Këtë e bën Kosova prej gati një muaji. Këtë ka mundësi financiare ta bëjë edhe Shqipëria, nëse qeveria ndihmon realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve.

Qeveria duhet të subvencionojë pagat e punonjesve per bizneset që kane renie te ndjeshme te prodhimit dhe shitjeve te tyre. Kjo masë ndihmon mbajtjen hapur të vendeve të punës.

Qeveria duhet të rishikojë skemën e garancisë sovrane për të lehtësuar realisht biznesin me kërkesa të thjeshtuara dhe norma interesi që përballohen nga buxheti.

Qeveria ka para për të realizuar këto kërkesa që mbajnë hapur qindra mijëra vende pune. Mjafton që Edi Rama të sakrifikojë aferat e 10 klientëve të tij me 120 milionë euro koncesione dhe të sakrifikojë shpenzimet e luksit për zyra e fasada.

Qeveria duhet ta miratojë pa vonesë paketën e re! Çdo ditë që kalon është një ditë pa oksigjen për ekonominë e mijëra familjeve!. Paketa e re duhet të jetë reale, që nuk ka në fokus propagandën, por që ndihmon vërtet biznesin dhe shpëton mijëra vende pune sot në rrezik!

/DRONI.al/

Tags: biznesiKoronavirusimiratimiPaketaPD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.