Parashikimi i Ramës për heqjen e izolimit dhe nëse do të bëjmë...

Parashikimi i Ramës për heqjen e izolimit dhe nëse do të bëjmë plazh këtë verë

181
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sonte rreth kohës kur Shqipëria do të përfundojë izolimin, megjithatë ai ishte ende në hamendje nëse gjithcka mund të shkojë drejt parashikimit.

Shqipëria nuk do të ketë një datë për dalje nga lufta por do të ketë një kohë tranzicioni dhe edhe pas kësaj kohe kur rregullat do të egzistojnë, për shembull kur bëjmë pazar, tha ai në emisionin Open të Enio Vasilit në Top Channel tv.

Mua më pyesin shumë se a do të bëjmë plazh sivjet. Unë them po, por megjithatë ka disa gjëra që duhet marrë parasysh. Nëse ne dalim nga karantina në maj do të jetë një gjë e mrekullueshme, tha Rama.

Në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri ai tha se ne nuk po dalim me viktima mbi makina duke kërkuar varre, sic po ndodh edhe në vende të zhvilluara, tha ai.

“Ne kemi vetëm 18.2% të shtretërve në dispozicion të zënë, që do të thotë se jemi shumë larg situatës së disa vendeve që nuk kanë shtretër për të sëmurët. Të tjerat nuk kanë vlerë”, u shpreh kryeministri?

Kreu i qeverisë tha se falë masave të marra janë shpëtuar qindra e qindra jetë.

“Kemi shpëtuar qindra dhe qindra jetë tani që flasim. Nëse nuk do merrnim masat që morëm dhe nëse nuk do kishim ndërgjegjësim, do të ishim në një situatë makthi dhe në një tunel ku nuk do të dilnim pa mijëra të vdekur”, u shpreh kryeministri.

Por a e kemi kaluar rrezikun? Sipas Ramës, armiku nuk ka ikur.

“Këtë nuk mund tat hemi. Do bënim gabim, pasi këtë nuk e di. Jemi në një luftë komplet të panjohur që ka mbyllur gjithë botën në shtëpi dhe ka vëndosur në vështirësi edhe vende të zhvilluara. Duhet të jeni të vetëdijshëm. Armiku nuk ka ikur”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY