Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Japonia ofron falas ilacin për koronavirusin për dhjetra vende

08/04/2020
Japonia ofron falas ilacin për koronavirusin për dhjetra vende
Share on FacebookShare on Whatsapp

Japonia ofron falas ilaçin kundër gripit për disa vende, përfshirë Turqinë, për të trajtuar pacientët me koronavirusin e ri (COVID-19), deklaroi ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi, shkruan Anadolu Agency.

Siç raporton agjencia e lajmeve Kyodo Neës, Motegi tha se 20 vende mund të marrin ilaçin Avigan, i cili aktualisht po kalon teste klinike, përfshirë Turqinë, Bullgarinë, Çekinë, Indonezinë, Iranin, Mianmarin dhe Arabinë Saudite.

“Tridhjetë vende të tjera kanë shfaqur interes për ilaçin”, tha Motegi para gazetarëve.

“Ne do të punojmë me vendet e interesuara për zhvillimin e studimeve klinike të Avigan ndërkombëtarisht”, u shpreh ai.

Avigan, i njohur gjithashtu si Favipiravir, është një ilaç antiviral i zhvilluar nga Toyama Chemical e Japonisë për të trajtuar gripin, por studiuesit në Kinë thonë se ka efekt edhe ndaj koronavirusit.

Japonia ka mbi 4.250 raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 93 kanë vdekur.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe të martën shpalli gjendje të jashtëzakonshme njëmujore në të paktën 7 prefektura nga 47, përfshirë Tokion, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Masat e reja i lejojnë pushtetit lokal të ndërmarrë hapa më rigoroze parandaluese, përfshirë kërkesën për të qëndruar në shtëpi dhe të kufizojë funksionimin e shkollave dhe shërbimeve të tjera.

Që kur u shfaq në Ëuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, me numrin e rasteve të konfirmuara që tani tejkalon shifrën 1.42 milionë persona.

Numri i vdekjeve në të gjithë botën deri tani ka arritur në mbi 82 mijë.

Tags: aviganjaponi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.