Ishte nga Fieri por vdiq nga koronavirusi në Maqedoni

Ishte nga Fieri por vdiq nga koronavirusi në Maqedoni

85
0
Shares

Një qytetar nga Fieri I cili punonte në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë në datën 1 Prill, në banesën e tij në qytetin ku punonte në Kavadar.

Gazetarja e “Klan Maqedonia” Xhumadije Ibrahimi në një lidhje në emisionin “Opinion”, njoftoi se viktima ishte një 44-vjeçar nga Fieri, i cili jetonte në shtëpi me disa shtetas të tjerë, shqiptarë dhe nga Maqedonia e Veriut, raportoi tv Klan.

Sipas raportimit kanë qenë këta shtetas që kanë njoftuar policinë për vdekjen e 44-vjeçarit, i cili gëzonte shëndet të mirë dhe nuk kishte shfaqur shenja sëmundjeje.

Por ditën e sotme, ka dalë edhe përgjigja e autopsisë, që verifikon se në trupin e viktimës  nuk kishte shenja dhune, ndërsa rezultoi që ai kishte qenë i prekur nga koronavirusi. Gazetarja tha se familja e të ndjerit ishte vënë në dijeni për ngjarjen, që më 1 Prill.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY