Spitali i Lezhes, deklarata e atribuar mjekeve, jesoj si citatet e...

Spitali i Lezhes, deklarata e atribuar mjekeve, jesoj si citatet e Rames per shperblimin

121
0
Shares

Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu tha sot pasdite se ka vec fjale falenderimi per spitalin e Lezhes. Ne vijim ajo tha se pavaresisht spekulimeve ne do flasim vetem me pune.

Sot nje pjese e personelit te spitalit te Lezhes refuzoi nje shperblim prej 5 mije lekesh duke kerkuar nje shperblim ne masen e atyre mjekeve qe perballen me covid. Disa mjeke dhe infermiere u infektuan ne kete spital per shkak se kuruan te semure te infektuar.

Por sot pasdite ne faqen e spitalit te Lezhes eshte publikuar edhe nje leter qe per nga teksti te ngjan me autokritikat e kohes se diktatures. Duket qarte se ka pasur presion ndaj mjekeve te rimarrin tekstin e Edi Rames ne deklaraten e tyre.

Postimi i Manastirliut:

Kam veç fjalë falënderimi për të gjithë personelin mjekësor dhe infermieror të Spitalit të Lezhës.
Ashtu sikurse dua të shpreh mirënjohje të thellë për ekipet tona shëndetësore në të gjithë vendin.
Gjithësekush prej tyre, është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe profesionalizmit, në shërbim të qytetarëve, edhe në këto ditë të vështira.
Pavarësisht spekulimeve, ne do të flasim vetëm me PUNË!

Postimi i spitalit te Lezhes:

Personeli i Urgjencës së spitalit rajonal Lezhë, deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gadishmëri të plotë në kryerjen e detyrës, në plotësim të misionit human që ka. Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në mjekësore të dedikuara COVID. Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY