Futen në karantinë një pallat në Fier, 100 banorë izolohen

Futen në karantinë një pallat në Fier, 100 banorë izolohen

152
0
Shares

I gjithë pallati me mbi 100 banorë në një lagje të Fierit është vendosur në karantinë. Pallati është 9 katësh dhe ndodeht në “15 Tetori”, ndërkohë që janë 5 apartamente në secilin kat.

Karantina erdhi pas zbulimit të tre rasteve me koronavirus në këtë banesë.

Fillimisht dhanë simptoma një çift bashkëshortësh që banonin në katin e katërt të këtij pallati. E më pas një mësuese në katin e 9. Burimi infeksionit ende nuk është zbardhur.

Çifti i bashkëshortëve u dërguan në spitalin Infektiv disa ditë më parë. Ata jetonin vetëm por kishin kontakte të shpeshta me mbesën e cila u shërbente.

Kjo e fundit dhe familja e saj rezultuan negativ ndaj testit të parë. Negativë rezultuan edhe fqinjë të mësueses që u konfirmua me COVID-19, të hënën. Sot priten përgjigjet e testeve për familjarët e mësueses dhe fqinjëve të bashkëshortëve te moshuar. Po në këtë lagje jeton edhe një prekur që është ekonomistja e zyrës Arsimore, Fier.

Dyshimet janë se burimi i përhapjes së virusit ka ardhur nga zyrtarët e degës së thesarit dhe zyrës arsimore rajonale, 7 nëpunës të këtyre institucioneve ishin prekur nga koronavirusi ndërkohë që vazhdonin punën. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY