Epidemiologu i njohur: “Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në vendin tonë”

Epidemiologu i njohur: “Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në vendin tonë”

288
0
Shares

“Koronavirusi ka qarkulluar që në janar në vendin tonë”.

Kështu u shpreh në intervistën me Endri Xhafon në Abc News, Profesori i Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi.

“Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt ka bërë përkufizimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19, ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që  qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar”, tha ai mes të tjerash.

Mjeku thekson më tej se fakti që ky virus ka qarkulluar shumë më herët në vend, para se të konfirmohej rasti i parë do të sjellë edhe uljen e kurbës. Sipas tij, java e dytë e majit do të ketë vetëm raste sporadike. Ndërsa në Shqipëri vera do të jetë e qetë.

Po ashtu Kakarriqi, nënvizon se sipas tij virusi nuk do të kthehet më në vjeshtë, ashtu sikurse pretendojnë shumë ekspertë.

Endri Xhafo-Abc News: Sot kemi vetëm 6 të infektuar, a po bie kurba?

Eduard Kakarriqi: Janë 182 teste dhe nga këto kanë dalë 6 raste, por nga këto teste mund të dilnin edhe 22 raste. Ne jemi në fazën kur kurba është horizontale dhe me një tendencë rënie që nuk vihet shumë re por me shumë mundësi në fund të muajit do të bjerë dhe në fillim të muajit tjetër do të duket ndjeshëm.

Endri Xhafo-Abc News: Në datë 9 mars kemi rastin e parë dhe në 11 viktimën e parë. Sa kohë pas në kalendar e coni momentin e infektimit. Ku duhet kërkuar. Ju si epimidiolog sa kohë më pas e cconi, kur mund të ketë hyrë në vendin tonë?

Eduard Kakarriqi: Unë mund të them se Instituti i Shëndetit Publik prej vitesh në survejancat e veta të aplikuara në vendin tonë aplikon survejancën e dedikuar të bazuar në spitalin e gripit dhe çdo vit në sezonin e gripit merren vazhdimisht mostra nga rastet e shtruara në QSUT dhe në spitalet e tjera ku  shihet dhe shikohet prania e virusit të gripit, dua të theksoj një moment në survejancën tonë të dedikuar ne kërkojmë nga mjekët klasifikimin e tre formave.

Marrim të dhëna nazofaringale në tre grupe pacientësh. Grupi i parë më i gjëri që nuk janë ndoshta në spital, por në shtëpira, apo ambulator nëpër poliklinika që quhen grip apo sëmundje të ngjashme me të, grupi i dytë janë ato që janë të shtruar në spital, që quhen më rëndë, dhe grupi i tretë që quhet grupi i të sëmurëve me sëmundje tepër të rënda që paraqet në radhë të parë prekje pulmonare ose pneumoni që kërkon patjetër asistencën e ndërhyrjeve me oksigjenim etj. Mund të them se ky numër rastesh ka qenë që në muajin janar, në 20 janar unë kam nxjerrë disa shifra ku kanë qenë rreth 54 raste të identifikuara viroligjikisht dhe në shkurt 123 dhe në 17 shkurt 153 raste dhe në këtë shifra në fund të shkurtit dhe fillim të marsit në këto raste ka pasur vdekje.  Unë dua të vë theksin se OBSH vetëm me datën 27 shkurt publikon përkufizon publikimin e rastit për pacientët me sëmundje Covid-19 ky përkufizim rasti i munguar për të gjithë vendet mund të jetë një bazament që të tregojë se vërtet ka pasur një qarkullim të Covid-19 duke filluar që në janar në vendin tonë. Ky qarkullim ka ardhur duke u rritur për të marrë më shumë në fund të javës së dytë të shkurtër në fillim të marsit një formë për ulje ngritje, por me një pritje drejt uljes së vet në fund të prillit dhe fillim të majit. Janë fakte pak a shumë jo të drejtpërdrejta që  qarkullimi i Covid në vendin tonë fillesat i ka në janar.

Endri Xhafo-Abc News: Kjo është një deklaratë që jeni i pari që e bëni. Ju po thoni se në mungesë të një përkufizimi të saktë nga OBSH se çfarë është Covid-19 mund të analizohej si virus i stinës. Nisur nga ky pohim që ju bëni, cfarë ndryshon gjë në pikëpamjen e kurbës nëse pranojmë se koronavirusi ka ekzistuar që në janar.

Eduard Kakarriqi: Dikton atë që pritja jonë për rënien e kurbës është për një kohë të afërt. Unë në gjykimin e tim mendoj se gjysma e dytë e muajit maj do të jetë në një rënie jo të vogël rastesh, do të kalojë në një kurbë të rasteve sporadike për të kaluar më pas në qershor, dhe korrik muaj të qetë të verës. Por për gjykimin tim për të mos pasur një rikthim në vjeshtë. Për mua në verë virusi zhduket. Në Shqipëri dhe në Evropë. Në Amerikë jo them, ndoshta nga fundi i verës, dhe nga fundi i verës ai mbetet vetëm në Kinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY