Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë kryeministrit britanik Boris Johnson.
“Qytetarët e Britanisë së Madhe kanë nevojë për ju në luftën kundër #COVID19. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për kryeministrin dhe të dashurit e tij. Të vendosur dhe të bashkuar ne do t’i kalojmë edhe këto kohë tepër sfiduese”- shprehet kreu i opozitës në mesazhin e tij, drejtuar ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.
Boris Johnson vazhdon të jetë në terapi intensive, pasi gjendja e tij u përkeqësua të hënën.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/