Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vasili thumbon Majkon: Emigrantët flenë jashtë, ti Pandi rri, mos e shqetëso Ramën!

06/04/2020
FOTO LAJM/ Pandeli Majko nuk e di që Pashkë kanë sot edhe katolikët, uron vetëm ortodoksët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka ende shqiptare që qëndrojnë jashte kufijve te Shqiperise, duke pritur nje zgjidhje dhe menyre per të shkuar ne shtepite e tyre me shperthimin e pandemisë.

Por, nga ana e qeverisë, nuk ka ende nje zgjidhje per keta emigrantë, ndonese u propagandua fort per planet e kthimit te tyre. Rasti i fundit i emigranteve te bllokuar ne kufi, ishte ne Kapshtice, ndersa ende ata vijojne te jene te bllokuar aty.

Vasili, ish-deputeti i LSI, ka reaguar lidhur me keto ngjarje, duke u ndaluar dhe tek ministri i Diaspores, Pandeli Majko, per te cilen ka thumba dhe disa mesazhe.

“Mos harro, kur të vijnë zgjedhjet vërvitu edhe ti me Ramën etj, me autobuzë plot që t’i sillni emigrantët për të votuar dhe atëherë kufiri do të jetë dy kanate hapur, tani në kohën e pandemisë mbylljani kufirin, lërini të gdhihen jashtë”,-shkruan Vasili.

POSTIMI I PLOTE

Është kriminale sjellja e Ramës me shqiptarët e bllokuar në kufi, të cilët qeveria nuk i lë të hyjnë në atdheun e tyre. Po shkelet Kushtetuta, ligji, por edhe çdo normë njerëzore. Po ne kemi edhe Ministri për Diasporën.

Po ne kemi edhe ministrin Majko, qe rri e vështron me përmallimin e tij interesant, karakteristik e babaxhan, ndërsa emigrantet flenë jashtë te dera e kufirit, që ua ka mbyllur qeveria e tij.

Po ky Majko kërkoi edhe zyra për emigrantët nëpër rrethe. Si duket edhe kjo paska qenë ndonjë nga shakatë e tija, sigurisht pa humor. Po ky Majko u ça dysh edhe për votën e emigrantëve.

Ndërsa sot Majko hesht. Sa gjynah që e mbyll trembshëm gojën nga frika e tmerrshme se Rama e heq. Të tjerë socialistë ishin ata, që e bënë Majkon Kryeministër, kur Shqipëria hapte derën për qindra mijëra vëllezër nga Kosova në 1999.

Por ata socialistë nuk janë më, ndërsa Majko po se është vërtet me “parimor” se ata. Rri Pandi rri, mos e shqetëso Ramën.

Mos harro, kur të vijnë zgjedhjet vërvitu edhe ti me Ramën etj, me autobuzë plot që t’i sillni emigrantët për të votuar dhe atëherë kufiri do të jetë dy kanate hapur, tani në kohën e pandemisë mbylljani kufirin, lërini të gdhihen jashtë.

Ata flenë jashtë, ndërsa ti Pandi së bashku me Ramën flini në shtëpi, se ata për këtë ju kanë votuar në fund të fundit…!?

/DRONI.al/

Tags: bllokimiemigrantetMAJKOthumbaVasili

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.