U vendos trau në hyrje të qytetit, dhe Poliçani shënon rastin e...

U vendos trau në hyrje të qytetit, dhe Poliçani shënon rastin e parë me koronavirus

104
0
Shares

Hartës së të prekurve me koronavirus i është bashkuar edhe bashkia e Poliçanit.  Bëhet fjalë për shtetasin A.L 79 vjeç, i cili ka rezultuar pozitiv duke e futur kështu dhe bashkinë e Poliçanit në hartën e kuqe.

79 vjeçari është infektuar nga  djali i tij 30 vjeçar, i cili kohët e fundit ishte kthyer nga Greqia dhe gjate periudhës së karantinimit nuk ka shfaqur shenjat e kontaminimit.

Ndërsa prej dy ditësh ai kishte kolle të thatë, temperature edhe dhimbje te muskujve. Nga kjo situatë, 30 punonjësit e qendrës shëndetësore të Poliçanit janë futur në karantinë pasi 79 vjecari shkonte thuajse çdo dite në qendrën shëndetësore.

Ndërsa kryebashkiaku i Poliçanit duke i uruar shërim të shpejtë të infektuarit, u shpreh se policia nuk duhet ta largonte postbllokun e vendosur në hyrje të qytetit, nga i cili do behej filtrimi i qytetareve qe vinin  nga Italia, Greqia, Tirana dhe qytete te tjera.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY