Rama ironizon keq PD: S’mund të japë mend për tabelën e shumëzimit,...

Rama ironizon keq PD: S’mund të japë mend për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit

99
0
Shares

PD dhe opozita, u bë disa ditë, që kanë kërkuar në vijimësi shtimin e testeve për të pasur një panoramë të qartë të shtrirjes së koronavirusit në vendin tonë, ne menyre qe dhe te parandalohet perhapja e virusit.

Por Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ironizojë kërkesën e opozitës për rritjen e testimit të popullatës për COVID 19.

Në një postim në twitter, Rama thotë se PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit.

Rama thekson se strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit, ndërsa detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët.

“Të tjerat janë 7×7=42”-përfundon Rama.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 377 të infektuar në vendin tonë, ndërkohë kanë humbur jetën 21 persona.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY