Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

30% e të prekurëve me koronavirus në vend shërohen, ja si zgjerohet harta e përhapjes

06/04/2020
30% e të prekurëve me koronavirus në vend shërohen, ja si zgjerohet harta e përhapjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot dhe 16 raste të reja me COVID-19, duke e çuar nW 377 numrin e  të prekurve.

Zv.ministrja Rakacolli u shpreh se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë. Sipas informacioneve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/214610979845649/?t=173

PLOTE/

Dr. Mira Rakacolli
Zv/Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste. Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 177 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Siç shihet, kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

/DRONI.al/

Tags: Koronavirusiministriarakacollisherohenshqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.