Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: “Të sëmurë me simptoma nuk testohen”

03/04/2020
“ Paketa e ndihmës 3 herë më e vogël se duhet”
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Të sëmurë me simptoma nuk testohen”, thankreu i opozites Lulzim Basha sonte ne nje interviste ne abc news me gazetaren Mirela Milori. Të mobilizohet çdo resurs për testim masiv për të mos çuar dëm saktificën e qytetarëve, tha kreu i opozites.

Pjese nga intervista

Lulzim Basha: Duhet të kuptojmë se testimi është i lidhur shumë ngushtë me frenimin e infektimit. Ne mund ta frenojmë infektimin jo thjesht duke qëndruar në shtëpi, jo thjesht duke qenë të izoluar, por duke evidentuar sa më mirë e sa më shpejt të infektuarit, duke marrë masa për t’i izoluar ata apo për t’i kuruar sipas nevojave. Sa më pak të testosh, aq më pak do të dish. Pra testimi ka të bëjë drejtpërdrejtë me aftësinë tonë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit. Nëse testojmë mund t’i bëjmë qejfin vetes që kemi më pak të infektuar, që kemi më pak të shtruar, por e vërteta është krejt ndryshe dhe për fat të keq shumica e specialistëve, ekspertëve, kanë tashmë një konsensus, bien dakord që kjo që shohim në shifrat zyrtare në fakt është maja e ajsbergut. Për këtë arsye me të njëjtin intensitet gjatë këtyre ditëve, njësoj si herën e fundit që kemi qenë bashkë në këtë ekran i bëj thirrje qeverisë të ndryshojë urgjentisht dhe kryekëput strategjinë dhe për këtë duhet në radhë të parë të sigurojmë kite, të sigurojmë mjaftueshëm pajisje testimi, laboratorë testimi. Të mobilizohet çdo resurs i gjindshëm në Shqipëri dhe jo të bëhen absurditete që të ngrihemi kundër testimeve apo kapaciteteve testuese. Hapi i parë do të ishte testimi i menjëhershëm i të gjithë atyre që kanë simptoma sepse informacionet janë dramatike. Ka informacione që njerëz me simptoma nuk testohen. Nuk testohen!

Pyetje: Ta sqarojmë, informacione që njerëz që kanë simptoma nuk testohen?

Lulzim Basha: Nuk testohen.

Pyetje: Nuk duan të testohen apo nuk testohen?

Lulzim Basha: Jo,jo. Nuk u bëhet testi. Pra, informacionet që na kanë ardhur, në zona të veçanta numri i testeve është kaq i pakët saqë, nëse çon 4 tamponë në një bashki, nuk po e përmend në cilën, çfarë do te bësh me 4 tamponë? Dhe shikoni se çfarë ndodhi. Në Shkodër u testuan 15 persona dhe dolën 12 të infektuar. Kjo duhet të ishte kambanë alarmi. Prandaj urgjentisht duhet ndryshuar menjëherë përqasja e deritanishme, e cila mund të na japë një iluzion që kemi një numër më të vogël të infektuarish, por është vetëm një iluzion. Dua të them dhe këtë: e gjithë kjo sakrificë do të shkojë kot dhe gjithë kjo mbyllje në shtëpi, karantinimi, izolimi, distancimi social do të shkojë kot, në qoftë se nuk bëjmë testime masive.

Tags: Basha koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.