VIDEO/ Grida Duma: Shqipëria që duhet vs Shqipëria që propagandohet!

VIDEO/ Grida Duma: Shqipëria që duhet vs Shqipëria që propagandohet!

101
0
Shares

Ish deputetja e PD, Grida Duma ka publikuar nje video ku pershkruahte Shqiperia që duhet vs Shqipëria që propagandohet, sipas saj.

Postimi i Dumes: 

Shqipëria që duhet, është vendi i njerëzve që karantinohen për të jetuar, jo për t’u sëmurur.
Shqipëria bëhet kur e vërteta të takohet me guxim pa mllef dhe duf.

Shqipëria që duhet, kujdeset për qytetaret e saj pa shfryrje inatesh mbi qytetarët e vet por me kujdesin e detyruar e përgjegjshmëri.

Shqipëria që duhet ka gra si kjo, që megjithëse në hall, nuk shfryjnë, nuk shajnë, nuk mallkojnë por na tregojnë; tregojnë me sa munden pamundësinë e tyre!

Nevoja për ushqim, ilaçe, e mbijetesë, nuk mund të mbyten nga propaganda.

Shqipëria që duhet, bëhet duke marrë përgjegjësitë për të rishpërndarë paratë e shqiptarëve tek nevojtarët jo tek klientet miliarderë!

Shqipëria që duhet është Shqipëria ku paratë e përbashkëta shkojnë tek ata që kanë nevojë sot më shumë se kurrë.

https://www.facebook.com/grida.duma/videos/1248843011992241/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY