Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri publikoi disa këshilla për qytetarët që mund të kenë në familje një person të prekur me koronavirus. OBSH thote se kur ke nje të sëmurë në shtëpi rregulli numër një është larja e duarve kurdo si dhe të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin shkëmbimin e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin;
Mesazhi i plotë i OBSH-së:
Të gjithë pjesëtarët e një familjeje me një person të dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19 duhet:
Të lajnë rregullisht duart me sapun dhe me ujë, veçanërisht:
Pas kollitjes apo tështitjes
Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
Përpara ngrënies
Pas përdorimit të tualetit
Para dhe pas përkujdesjes për një person të sëmurë
Kur duart janë dukshëm të pista
Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin, siç janë enët e kuzhinës, pjatat, pijet dhe peshqirët.
Kur kolliten apo teshtijnë, të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshe dhe ta hedhin atë menjëherë pas përdorimit.
Të monitorojnë shëndetin e gjithësecilit për simptoma të tilla, si ethe, kollë dhe nëse shfaqin vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/