Bujqesia ka ecur mire, cfare ka ndodhur ne muajin mars, eksportet cudisin...

Bujqesia ka ecur mire, cfare ka ndodhur ne muajin mars, eksportet cudisin me shifren

110
0
Shares

Gjate muajit mars 2020 ka 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019, njofton drejtoria e Pergjithshme e Doganave.

Kryeministri Edi Rama publikoi shifrat sipas te cilave puna ne bujqesi ka ecur mire. Fermeret dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht pavarësisht luftës, tha ai.

Kryeministri Rama shkruan në Facebook:

🔴 SHIFRA ZYRTARE DHE FAKTE NGA PUNA NË FSHAT

🔴 Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019.

🔴 Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

🔴 Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta.

🔴 Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY