VIJON SKANDALI/ Alo, Edi! alo Olta!1,5 milionë tender ushqimesh për një kompani...

VIJON SKANDALI/ Alo, Edi! alo Olta!1,5 milionë tender ushqimesh për një kompani kompjuterash

104
0
Shares

PD ka kërkuar sërish sqarime për herë të tretë brenda një dite në lidhje me tenderin prej 1,5 milionë eurosh për blerjen e ushqimeve të emergjencës. Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në një dalje tjetër për mediat ka sjellë fakte të reja që lidhen me dyshimin se tenderi është korruptim.

“Tenderi pa garë i ushqimeve për rezervën e Shtetit, me fitues të paracaktuar një firmë kompjuterash, është një aferë e pastër korruptive. Kompania nuk ka eksperincë në tregtinë ushqimore. E ndërroi objektin e aktivitetit 6 ditë para shpalljes fituese nga Ministria e Mbrojtjes.

Tenderi pa garë 1.5 milionë euro, akt që provon edhe njëherë se Qeveria vjedh edhe në kohë pandemie. Vjedhja nga qeveria është arsyeja pse Edi Rama nuk ka para për të ndihmuar biznesit, punonjësit e mbyllur në shtëpi dhe njerëzit në nevojë. Paratë i shqiptarëve Edi Rama dhe Olta Xhaçka i kanë për t’i ndarë me miqtë e tyre, deklaron Alibeaj.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Alo Enkelejdi jam! Edi? Olta? Nuk ju vjen zëri, nuk degjoheni!

Normal, jeni shumë të zënë duke vjedhur.

Të dashur shqiptarë, tani do t’ju vertetojme se si tenderi për blerjen e ushqimeve për familjet në nevojë u vonua, sepse Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës u mori pak kohë skema e vjedhjes.

Ata gjithmonë e gjejnë kohen! Kur bëhet fjalë për abuzime, marrin kohën që u nevojitet, se nuk u duhët shumë, nëse ti, i dashur qytetar, ke ngelur pa pune apo nuk ke për të marrë rrogën këtë muaj. Mjafton që Edi & Olta të vjedhin bukën tënde.

E vërteta është që kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë parapërzgjedhur t’i japin plot 1.5 milion euro, nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore.

E vërteta është që kompania “Eurovia” që Alo Edi dhe Olta Xhaçka ka parapërzgjedhur për t’i dhënë tenderin është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore.

E vërteta është që kompania “Eurovia”, është rregjistruar në Shqipëri rreth një vit më parë, në Shkurt 2019. Aktiviteti i saj kryesor lidhet me pajisje elektronike, ndërtim dhe sisteme kompjuterike.

Ajo ka si administrator shtetasin Emir Shefitin, një pronar kompanie bastesh sportive të regjistruar në Tetovë, të quajtur “Sports and More”, e cila merret me lojra kompjuterike dhe programime teknologjike.

E vërteta është që në datë 19 Mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore.

Vetëm 6 ditë pas këtij modifikimi, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore.

Deri përpara se të mbyllte pazarin me Edi Ramën dhe Olta Xhackën, objekti i kompanisë ishte “Import dhe eksport, instalim, mirëmbajtje, tregti me pakicë dhe shumicë të pajisjeve kompjuterike, kancelarike, telefonike, elektronike, mekanike, të telekomunikacionit, elektrike, hidraulike, impjanteve e pajisjeve termosanitare…etj.”

Më datë 19 Mars 2020, gjashtë ditë përpara se Ministria e Mbrojtjes ta shpallte fituese për blerjen e pakove ushqimore, kompania “Eurovia” shpk shtoi në objektin e aktivitetit të saj edhe “Import eksport te mallrave industriale e ushqimore, prodhime bujqesore e blegtorale, prodhim e shitje pije alkoolike, tregtimin e tyre me shumice e pakicë”.

Menjëherë pas këtij ndryshimi, Ministria e Mbrojtjes e identifikon dhe i dërgon Ftesë për Ofertë, në një procedurë pa garë dhe me negocim pa shpallje publike.

Kjo është një aferë e pastër korruptive.

Ky është akti që provon edhe njëherë që Qeveria vjedh edhe në kohë pandemie.

Prandaj nuk ka para Edi Rama për të paguar pagat e punonjësve që sot janë në shtëpi, prandaj nuk ka para të paguar dhe ndihmuar biznesin, prandaj nuk ka para për famijet e varfra dhe në nevojë për mbijetesë.

Paratë i shqiptarëve i kanë për t’i ndarë me miqtë e tyre!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY