Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha falenderon qytetarët për sakrificën 3 javore në karantinë, apeli: Masat kufizuese të shoqërohen me masa lehtësuese

31/03/2020
Basha falenderon qytetarët për sakrificën 3 javore në karantinë, apeli: Masat kufizuese të shoqërohen me masa lehtësuese
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryedemokratii Lulzim Basha ka theksuar sot se në situatën që po kalon vendi, shtresat në nevojë, por jo vetëm, edhe biznesi i vogël e i madh, duhet të marrin ndihmë dhe jo fjalë.

Pyetur nga media, nëse vendi ynë duhet të ndjekë shembullin e Amerikës në kuadër të paketës së emergjencës u përgjigj: Mos të shohim Amerikën, të shohim Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë, nga opozita ka vetëm bashkëpunim, se të propozosh zgjidhje dhe të nxitësh për zgjidhjen e tyre është bashkëpunimi dhe detyrimi ynë për interesin e qytetarëve.

Basha theksoi se duhet të vihen fonde në dispozicion dhe të jepet mundësia e aolikimit për përfitim për gjithë bizneset e mbyllura. Basha ka denoncuar gjithashtu edhe një nga tenderat e fundit të qeverisë për mobilimin e zyrave të Spitalit të Traumës.

Basha thekson se shuma e tenderit shkon në 114 milion lekë, ndërkohë që në këtë kohë mjekët nuk kanë nevojë për mobilimin e zyrave, por për teste.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/523074275246974/

PJESE NGA FJALA E PLOTE

Dua ta nis me një mesazh për qytetarët. E di që po kaloni kohë të vështira, po mbushet java e tretë e një regjimi të paprecedentë në jetët tona dhe për shumicën prej jush kjo ka sjellë jo vetëm kufizimin e lëvizjes por dhe rritjen e pasigurisë, rënien e të ardhurave. Për qindra mijëra prej jush ka sjellë mbylljen e biznesit, ku keni qenë të punësuar apo të vetëpunësuar, në fund të marsit, në fund të muajit ka sjellë pikëpyetje të mëdha për të ardhurat tuaja dhe për mënyrën sesi do të vazhdojmë përpara.

Së pari, dua t’ju falenderoj nga zemra për gjithë sakrificën që keni bërë në këto tre javë, e cila pa pikë diskutimi ka qenë e nevojshme e domosdoshme, por po kështu është një sakrificë e cila ka dhënë rezultatet. Falë sakrificës tuaj, falë masave të distanicimit social që i keni zbatuar me vetëdije të plotë Shqipëria ia ka dalë që në këto tre javë të mbajë nën kontroll në mënyrë optimale kurbën e infeksioneve të konfirmuara zyrtarisht, e cila është më e ulët sesa numri real i infeksionieve, por megjithatë, ajo që është më e rëndësishme punën më të madhe dhe barrën më tëmadhe e kanë mbajtur qytetarët, e keni mbajtur ju dhe për këtë dua t’ju falenderoj nga zemra. Siç e dini gjatë gjithë kohës ne si PD, opozitë dhe unë kemi kërkuar zyrtartisht që masave kufizuese t’i bashkëngjisim edhe masa lehtësuese.

Së pari, për ata që janë më shumë në nevojë edhe para shpërthimit të epidemisë.

Së dyti, për të gjithë ata që janë prekur nga masat shtrenguese në xhepat e tyre, në arkën e tyre, në të ardhurat e tyre.

Së treti, po kështu për sipërmarrjet, biznesin e vogël, fermerët dhe punëdhënësit e mëdhenj të cilët jaën gjendur në vështirësi të paparishikueshme në mënyrë që kjo krizë pandemike, që ka ndikim në krizën ekonomi, të mund të menaxhohet brenda mundësive, por edhe brenda kërkesave dhe nevojave të popullsisë dhe kategorive në nevojë.

/DRONI.al/

Tags: BashaekonomikKoronavirusiPlani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.