Mirdita më një mjek të infektuar, në Durrës, vatër e re infeksioni

Mirdita më një mjek të infektuar, në Durrës, vatër e re infeksioni

203
0
Shares

Mirdita ka rastin e parë të pacientit me koronavirus, një 55-vjeçar që mësohet se punon në spitalin e Rrëshenit I cili u përkeqësua dje dhe ka kërkuar të bëj tamponin. Mësohet se shtetasi ka probleme edhe me veshkat.

Ndërsa rasti I ri në Lezhë, i përket një vajze të re rreth 18-vjeçare. Ajo është pjesë e hetimit epidemiologjik të rasteve të tjera. Vajza është mbesa e njërit prej të 5 infektuarve në atë qytet.

Ndërkohë, nga burimet e A2 mësohet se për sa ai përket rastit të 12-të të konfirmuar në Durrës, bëhet fjalë për një  rast të ri, të një 74-vjeçari pa lidhje me rastet paraardhëse, pra i paidentifikuar nga hetimi epidemiologjik. Dy raste të tjera të  dërguar po nga Durrësi, të  dyshuar dhe pritet rezultati i tamponit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY