Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sqarim i Tatimeve, mos e humbni: Si te aplikoni per pagen minimale per bizneset e mbyllura, formulari dhe lista e bizneseve te mbyllura

28/03/2020
Policia e Shtetit, sërish rradhë për leje lëvizjeje, aplikime pa fund
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka informuar sot ne lidhje me kriteret dhe mënyrën e aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare, të barabartë me pagën minimale në fuqi per subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”. Vendimi eshte publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 53 datë 28.03.2020

Për t’u njohur me kriteret sipas VKM të mësipërme, masën e përfitimit dhe procedurën e aplikimit që duhet të kryejnë subjektet përfitues, ju mund të vijoni me poshte ose klikoni në linkun 👉https://bit.ly/3bB2uOH

Njoftimi i drejtorise se tatimeve per aplikimin:

Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë,  ndihmës ekonomike  e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, i cili hyn në fuqi prej datës 1 Prill 2020, ju informojmë për kriteret dhe mënyrën e aplikimit që duhet të kryejnë subjektet përfitues, të cilët:

  • për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
  • duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, si dhe
  • duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin

 Përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj, janë:

  1. personat fizikë të vetëpunësuar;
  2. punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
  3. të punësuarit në personat fizikë tregtarë.
  4. të punësuarit në personat juridikë,

me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpagues, të cilët duhet të kryejnë edhe aplikimin për të përfituar ndihmë financiare, sipas Formularit bashkengjitur këtij njoftimi.

Individët e punësuar, që rezultojnë në më shumë se një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.

Subjektet që plotësojnë kushtet e mësipërme, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, sipas modelit bashkengjitur, ku përfshihen:

  1. Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS
  2. Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit:
  • emrin, atësinë, mbiemrin
  • numrin personal të identifikimit të përfituesit
  • bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare
  • IBAN të llogarisë bankare të individit përfitues

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit të miratuar, bashkëngjitur, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

Pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të derguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, satë 27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues.

Lista e aktiviteteve te mbyllura:

Ky eshte formulari:

KËRKESË PËR PËRFITIM TË NDIHMËS FINANCIARE

I vetëpunësuari (emër atësi mbiemër)/Personi Juridik _______________________________

NUIS (NIPT-i) _____________________________________________________________

Drejtoria Rajonale Tatimore___________________________________________________

Nr. Telefoni  _______________________________________________________________

Adresë e-mail-i _____________________________________________________________

LISTA E PUNONJËSVE PËRFITUES TË SUBJEKTIT (I VETËPUNËSUARI, PUNONJËSIT E PAPAGUAR TË FAMILJES DHE TË PUNËSUARIT) PËR PERIUDHËN: __________________________________________

Nr. Emri, Atësia, Mbiemri Numri Personal (NID) Banka e nivelit të dytë ku ka llogarinë Numri i llogarisë bankare
1
2
3
4
5
6

 

Kujdes: nga kjo ndihmë financiare përfitojnë vetëm të vetëpunësuarit/punonjësit e papaguar te familjes, të punësuarit të subjekteve tatimpagues të regjistruar në organet tatimore dhe që ushtrojnë veprimtari ekonomike apo aktivitete të cilat jane mbyllur për shkak të situatës së emergjencës si pasojë e përhapjes së virusit Covid-19. Subjektet tatimpaguese të regjistruara duhet të kenë përgjegjësi tatimore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin ose Tatimin mbi Fitimin, dhe të kenë deklaruar për vitin 2019 të ardhura  deri në 14 (katërmbëdhjetë) milionë lekë.                                                                                                Emri    Mbiemri

_______________________________

Datë _________

Firma ______________

Tags: bizneset e mbyllurakoronavirusTatimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.