“Një mjek më pak është sot në shërbim të qytetarëve”

“Një mjek më pak është sot në shërbim të qytetarëve”

234
0
Shares

“Një mjek më pak është sot në shërbim të qytetarëve”. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa zbulon rastin e mjekës së infektuar në Qendrën Shëndetësore nr 6: U la në vijën e parë të luftës vetëm me maskën e skaduar të qeverisë, thote Zhupa.

Postimi i Zhupes:

Si të gjithë mjekët e familjes, një nga doktoreshat e Qendrës Shëndetësore 6 në Kombinat, ishte lënë në vijën e parë të luftës vetëm me maskën e skaduar të qeverisë. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes për tradhtisë ndaj personelit shëndetësor.

Ana tjetër është se Ministria e Shëndetësisë apo autoritetet e tjera, që varen prej saj nuk kanë bërë testin e asnjë kolegu të mjekes me COVID 19, me të cilët ajo ka patur kontakt të përditshëm. Për të gjurmuar persona që ka vizituar mjekja as që bëhet fjalë.

Politika e testeve me pikatore që po ndjek qeveria për rastet e dyshuara është faktuar nga denoncimet e shumë qytetarëve se ka sjellë rëndimin e gjendjes shëndetësore të tyre. Kjo politikë rezikon jetën e qytetarëve dhe përhapjen e virusit.

Përsonelit shëndetësor në Qendrën Shëndetësore nr. 6 në Kombinat duhet t’i bëhet testi pa vonesë! Vetë Qendra duhet dezinfektuar në mënyrë që të mos bëhet burim infeksioni për stafin dhe qytetarët. Personeli shëndetësor dhe ai ndihmës duhet të pajisen me maska, me doreza, me dezifektues për punën e tyre të përditshme!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY