Rëndohet gjendja e deputetit, dërgohet me urgjencë në spitalin infektiv

Rëndohet gjendja e deputetit, dërgohet me urgjencë në spitalin infektiv

376
0
Shares

Gjendja e deputetit Adriatik Alimadhi është përkeqësuar në orët e fundit ndërsa është urdhëruar transferimi I tij në spitalin infektiv.
Alimadhi e bëri të ditur gjendjen e tij ditën e sotme me anë të një statusi në facebook, ku pohoi se ishte infektuar me COVID-19, duke akuzuar mjekët për neglizhencë, pasi kishte dalë me koronavirus që më datë 24 mars dhe askush nuk ishte interesuar më për të.

Në lidhje me trajtimin e tij tashmë në spital ai tha se kjo ndodhi pas ndërhyrjes së drejtuesve të qeverisë.

I kontaktuar nga gazetari Juxhin Mustafaraj, deputeti është shprehur se dërgimi i tij në spital po bëhet pasi ka reaguar kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë.

Deputeti lajmëroi sot se ai dhe bashkëshortja janë të infektuar me koronavirus. Në statusin e tij ku Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY