Ju duhet patjetër? Si mund të levizni pas orës 13.00

Ju duhet patjetër? Si mund të levizni pas orës 13.00

1704
0
Shares

Pas orës 13:00 qarkullimi i automojeteve dhe njerëzve është i ndaluar, por por ndërkohë është një mundësi për të lëvizur në rast nevojash të rëndëisshme apo urgjente

Policia e Shtetit ka publikuar një nkoftim sipas të cilit të gjithë qytetarët që duan të sigurojnë një autorizim për të lëvizur gjatë orarit të kufizimit, duhet të aplikojnë në aplikacionin e ri “Covid-19″ – Lëvizja e kontrolluar me mjet!”, I cili është në faqen zyrtare të policisë (ëëë.asp.gov.al).

Të gjitha vetëdeklarimet, kërkesat për autorizime personale apo autorizime biznesi do të kryhen nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit, nëpërmjet këtij aplikacioni.

Për pajisjen me autorizim të ri, qytetarët duhet të plotësojnë njërin nga “deklarimet” e vëna në dispozicion: Vetëdeklarim, Autorizim Personal ose Autorizim Biznesi, duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://autorizime.asp.gov.al.

Guida e policisë:

Të gjithë vetëdeklarimet, kërkesat për autorizime personale apo biznesi do të kryhen përmes këtij aplikacioni nga faqja zyrtare e Policisë së Shtetit.

Fotografia e Policia e Shtetit

Pasi të keni klikuar mbi opsionin e ri, duhet të plotësoni një nga “deklarimet” e vëna në dispozicion, nisur nga nevoja që keni: Vetëdeklarim, Autorizim personal apo autorizim biznesi. E rëndësishme është vendosja e saktë e të dhënave që ju kërkohen, motivi i qarkullimit dhe vendet që do të përshkoni.

Fotografia e Policia e Shtetit

Në fund të aplikimit, do t’ju shfaqet një numër aplikimi përmes të cilit do të mund të ndiqni fazën e konfirmimit të kërkesës suaj.

Nisur nga njoftimi i Policisë do të pranohen të gjithë kërkesat që vijnë në përputhje me kriteret e vendosura nga autoritetet.

Gjatë aplikimit është e rëndësishme vendosja e saktë e të dhënave që i kërkohen aplikuesit, motivi i qarkullimit dhe itineraret e kërkuara.

Fotografia e Policia e Shtetit

Në përfundim të aplikimit shfaqet një numër aplikimi, i cili i jep mundësinë qytetarëve të ndjekin fazat e konfirmimit të kërkesës së tyre online, duke rritur kështu në maksimum transparencën e komunikimit të Policisë me qytetarët.

Policia e Shtetit ka marrë masa për të përballuar shqyrtimin e të gjitha kërkesave të qytetarëve dhe bën me dije se çdo aplikim që plotëson kriteret sipas kërkesave të formularëve dhe miratohet nga ana e Policisë Rrugore do të jetë e verifikueshme nga patrullat e Policisë gjatë kontrolleve të ndryshme, në të gjithë territorin e vendit.

Sqarojmë se të gjitha autorizimet e lëshuara më parë nga Policia dhe ato të konfirmuara nëpërmjet email-it nga ana e Policisë janë të vlefshme dhe nuk është e nevojshme të aplikohet përsëri.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe apelon edhe njëherë për të gjithë ata që përpiqen të abuzojnë apo t’i shmangen zbatimit të këtyre masave se në terren, veç punonjësve të Policisë me uniformë, janë dhe qindra agjentë civilë, për të bërë të mundur evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të masave kufizuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY