Infermierja shqiptare ne Itali rrenqeth, mjeket po zbatojne protokollin e luftes

Infermierja shqiptare ne Itali rrenqeth, mjeket po zbatojne protokollin e luftes

496
0
Shares

Ndihmës infermierja shqiptare që punon e jeton në Itali, Valbona Kalaj e prekur me COVID 19 ka treguar për Abc News simptomat e para që ajo ka ndjerë dhe se si e ka kuptuar se ishte e infektuar.

Në një bisedë me gazetaren Mirela Milori ndihmës infermierja ka treguar një histori prekëse të një personi të sëmurë kronik, i cili qëndronte në pavionin ku ajo shërbente dhe ka qenë rastësi që ajo e ka konstatuar që ai ishte infektuar me COVID 19.

Kalaj ka treguar momentin prekës të ndarjes së të shoqes me bashkëshortin nga urgjenca e spitalit, ku fatkeqësisht ai pas 5 ditësh ka ndërruar dhe jetë.

Pjesë nga intervista:

Valbona ti nuk  ke simptoma. Si e zbulove dhe çfarë ndodhi më tej?

Në fillim të rastet që u prezantuan në spitalin tonë ishin në fillim të marsit që pacientët do të vinin në repartin tonë për të bërë interventin apo ndërhyrje të programuara. Unë punoj në kirugjinë që bëhen në mushkri. Ne patëm disa pacientë që në realitet na prezantuan se ishin në gjendje të mirë fizike dhe nuk kishin simptoma të koronavirus dhe pse ne i dinim simptomat. Duke i trajtuar këto pacientë si jo pacientë me COVID 19 në një prej pacientëve i hipi temperature e lartë dhe bllokim frymëmarrje dhe pas alarmimit ne i bëmë edhe tamponin. Nga aty nisën edhe tamponët për të gjithë kolektivin ku unë punoj nga këto kemi dalë 5 pozitivë dhe nuk kemi simptoma.

A ke pasur ndonjëherë nga simptomat që ne dimë apo cilët janë shenjat që ke pasur?

Kisha dy ditë temperaturë ishin të lehta me kalimin e kohës nuk kisha më temperaturë, por kollë të thatë, një ndër simptomat kryesore është temperatore. Tani këto kohët e fundit kam një temperaturë 37.5, një lloj debulese jo shumë fuqi për të levizur këto janë shenjat e parë që një pacient mund të ketë. Testin e parë e kam bërë me 12 mars dhe testin e dytë me 26 mars dhe testi rezultoi pozitiv, dhe duhet të rri edhe 14 ditë të tjera në karantinë. Një pacient që nuk ka simptoma mund të infektojë deri në 10 pacientë të tjerë.

Çfarë mjekimi merr?

Deri tani në Itali nuk ka kurime për koronavirus, kohët e fundit po përdor disa antibiotikë që më përpara për EBOLA kanë përdorur për artrit reumatoik dhe një tjetër ilaç dhe disa eksperimenete të tjerë me koronavirus, që kanë dhënë deri diku rezultate. Por pacientë si unë që nuk kanë simptoma të dukshme ndonjë takipirinë, dhe unë do jua këshilluar që të përdorin qumësht të nxehtë e mjaltë, çaj të nxhehtë me limon, takipirin.

Çfarë ndjesie ke kur e kupton se je  me koronavirus?

Në fillim kur është diskutuar ky probem e kemi neglizhuar dhe e kemi cilësuar si grip normal duke thënë se nuk mund të ndodhë në Itali kjo që po ndodh në Kinë. Por kur e ke  të vjen pak frikë duke parë numrin e viktimave, dhe thua se unë e kam dhe sdihet se di do të shkojë puna e rëndësishme në këto raste është konrollimi psikologjik i vetes, pasi nëse rëndojmë gjendjen psikologjike rëndoohet më keq gjendja. Në këto raste nuk mund të bëjmë gje tjëtër pasi kemi të bëjmë me një gjë më të madhe se ne më të madhe se mjekët, më të madhe se shkencëtarët që po luftojnë. Të ruash qetsinë dhe panikun është gjëja numër një.

Ti pate frikë kur e more vesh testin?

Unë jam pak delikate dhe babi im më thoshte se çdo sëmundje të zë ty. Në realitet une fillimisht e mora thjesht si grip dhe nuk kisha frikën, kur na dhanë tamponët kisha ndjesinë se edhe unë do të dilja pozitive. Por ka dhe si unë që e kalojnë në këtë mënyrë. Por ne jemi më të rrezikshëm për ta  përhapur. Pasi nëse do të kemi shenja ne mund ti ruhemi por një person si unë që do të shkojë kudo mund të jetë rrezik për shumë të tjerë.

Mund të flasim pak për protokollet mjeksore që po ndiqen, Italia sot ka prekur një shenjë rekordesh të viktimave.

Në Itali sot ka pasur 969 viktima, shifram ë e lartë, me 1 mars kemi pasur vetëm 5 të vdekur dhe sot kemi arritur që në 27 mars kemi shifrën 969 viktima në 24 orë. Janë shifra që të bën dhe të qash se çfarë është ky armik i përbashkët që nuk po kursen askënd.

Duke pasur një fluks kaq të madh të sëmurësh dhe viktimash në itali ka nisur një protokoll ku shikohen pacientët me patologji terminale dhe lejohet që ato të ikin të parët nga jeta apo çfarë po aplikohet?

Në realitet kjo është e vërteta më e hidhur, pas numrit të viktimave, pasi ka pas raste që mjekët kanë aplikuar protokollin e luftës ku një i dëmtuar më shumë nuk ka shpresa për jetën dhe ai i dëmtuari më pak ti japim një shans për jetën. Kjo është hera e parë që unë kam parë që mjekët e kanë të vështirë për ta përballuar këtë realitet. Mjekët që i kanë ndjekur në reanimacione na tregonin këtë realitet, por pastaj ai doli jashtë reanimacionit. Më e vështirë për ti thënë një të afërmi se pacienti ka koronavirus sesa tumor. Unë kam një rast konkret në këto ditë që ishte kjo lloj situate një paciente që kishte të shtruar të shoqin më thërret. Kur shkova aty e gjeta pacientin duke u dridhur me ethe të larta duke u dridhur, e shoqja më tha se nuk di se si të sillet. E shoqja më tha se kishte marrë urgjencën në telefon por nuk i ishte përgjigjur askush pasi i kishte thënë se pacienti ishte operuar për tumor në kokë dhe nuk i kanë dhënë rëndësi. Në atë kohë unë sikur e parashikova se situata ishte ndryshe dhe pse unë nuk jam mjeke por pak njohuri të përfituara në bazë të eksperiencës dhe i kuptojmë disa simptoma,  dhe mora urgjencën në telefon dhe i cili ishte i operuar për tumor në kokë dhe i tregova simptomat. Bëhet fjalë për një pacient 67 vjeç që ishte operuar në kokë dhe që mjekët i kishin dhenë një kohë të shkurtër, pasi e ka marrë urgjenca aty ka qenë dhe përshëndetja e fundit me gruan, pasi nuk u lejua që ajo të futet më. Pacienti ka qenë i veshur me bizhamat e shtëpisë në momentin që është dorëzuar në urgjencë. E shoqja që atë ditë nuk e ka parë më dhe një ditë më pas e ka njoftuar se është i infektuar me koronavirus. Gruaja që nga momenti që e ka dorëzuar në urgjencë dhe pas 5 ditësh kur ai ka ndërruar jetë nuk e ka parë më të shoqin pasi dhe ajo vetë ka qenë në karantinë. Kjo është e tmerrshme pasi në këtë situatë nuk mund të shikosh më as të afërmit, tashmë nuk ka më as vend për varre dhe një pjesë e tyre tashmë digjen.

Valbona ti futesh te personat asimptomatike dhe kane filluar që kur shkojnë në urgjencë nuk tregojnë detaje. Dua tju bësh një thirrje të gjithë këtyre njerëzve që mund të jenë asimptomatik por të tregojnë të vërtetën.

Unë e nisa bisedën duke treguar se si u infektuam, ne e ftuam një pacientë që të bënte operacionin për tumor në mushkri dhe ai nuk na tregoi se kishte të birin që jetonte në një zonë nga ai pacientë është vënë në rrezik jeta e 30 personave staf./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY