Rama ka zënë telefonin edhe sonte, thërret njerëzit nga Tropoja në Sarandë:...

Rama ka zënë telefonin edhe sonte, thërret njerëzit nga Tropoja në Sarandë: Të infektuar prej një jave, por nuk tregoni

149
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka zënë telefonin edhe sot në mbrëmje duke telefonuar ata që kanë shkruar në shqipëriaqëduam.al.

Më herët u kishte kërkuar qytetarëve që për cdo hall apo problem që kanë të kërkojnë ndihmë te platforma e bashkëqeverisjes. Kjo skuadër në dispozicion të qytetarëve, thotë kryeministri është rritur edhe me një tjetër grup nga të gjitha ministritë për të ndihmuar dhe sqaruar njerëzit në këtë situatë nga koronavirusi.

“Skuadra speciale është rritur, kemi edhe një grup të dytë, edhe 50 persona të tjerë që janë shtuar nga të gjitha ministritë dhe do u marrin në telefon brenda 24 orëve për t’u dëgjuar dhe sqaruar. 7431 janë adresimet në këtë kanal dhe kanë filluar zgjidhet dhe unë jam këtu për të komunikuar disa prej tyre.

Nga bashkia e Kuçovës familja Ziu, që ka 6 persona, kryefamiljari që punonte, tani janë izolim dhe kërkonin mbështetje me ndihmë. Dje kemi asistuar 60 mijë familje nga operacioni humanitar. Pensionistëve dhe të vetmuarve u themi rrini në shtëpi, do u shërbejmë në shtëpi”, tha Rama.

Në një tjetër telefonatë ai ka kërkuar që burri që punonte në të zezë të denoncoj biznesin për të cilin ka punuar ndërkohë që ka marë përgjigjen se ao punonte në të zezë jashtë ndonjë biznesi por si individ. Rama i tha se do të merrte një përgjigje nesër.

Ndërkohë në një telefonatë nga Tropoja ka marrë një ankesë në lidhej me personat që janë me koronavirus në këtë qytet. Ajo kishte shkruar një ditë më parë për shkak se personi që u testua pozitivisht kishte një javë me serume dhe temperaturë por nuk i ishte bërë testi. Gruaja në telefon i tha Kryeministrit se ky ishte problemi im pasi nëse nuk bëhej testi dhe nuk bëhej publik infektimet mund të shtoheshin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY