Spitali infektiv, 4 te tjere te dyshuar me covid 19, shtohen 4...

Spitali infektiv, 4 te tjere te dyshuar me covid 19, shtohen 4 respiratore

560
0
Shares

4 pacientë të dyshuar me COVID-19 kane mberritur sot gjate dites ne spitalin infektiv. Ata janë një grua rreth të gjashtëdhjetave dhe 3 mëshkuj, dy prej të cilëve janë rreth gjatshtedhjet vjeç, midis tyre edhe një djalë mbi 30 vjeç.

Ndersa deri tani janë në terapi intensive 4 paciente ndërsa 3 te tjerë janë në intubim dhe gjendja e tyre është e rëndë.

Spitalit infektiv i jane shtuar edhe 3 paisje të tjera respiratore për t’u ardhur në ndihmë pacientëve me vështirësi në frymarrje.

Nderkaq mjeket dhe infermieret kanë prej më shumë se dy javësh në spital 24 orë në shërbim të personave të infektuar. Familajrët e tyre u kanë sjell të mërkurën pako me ushqime, uje, por kishin sjelle dhe nje batanije për shkak të uljes së temperaturave. Familjaret ishin të pajisur me maska dhe doreza por nuk respektonin distancën midis njeri tjetrit.

Spitali infektiv ka një kapacitet pre 120 shtretërish, por pjesa me e madhe e tyre janë plotësuar me pacientë. Ndërsa çadrat e triazhimit, nuk janë bërë akoma funksionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY