Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMENT/’Evropa na hapi derën e purgatorit! I thonë të rinisësh ndërtimin e shtetit nga e para, sikur të ishim në vitet ‘90′

25/03/2020
Artan Fuga zbërthen mesazhin e Presidentit: Do japë dorëheqjen para datës…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Artan Fuga

Evropa na hapi derën e purgatorit!

————–

Cfarë kërkon nga ne me të drejtë Europa gjatë bisedimeve për t’u integruar në BE?

– Reformë zgjedhore
– Vendosje përpara drejtësisë e gjykatësve dhe prokurorëve të implikuar me krimin
– Marrje parasysh e të gjitha sugjerimeve të Komisionit të Venecias për sistemin e drejtësisë.
– Respektimin dhe zgjerimin e të drejtave politike qytetare.
– Shtet të bazuar mbi ligjet.
– Reformë totale e ekonomisë.
– Krijimi i Gjykatës të Lartë dhe Kushtetuese.
– Vendimi nëse pranohen ose jo zgjedhjet e 30 qershorit
– Ripunim dhe rishikim i ligjit për mediat.
– Venie para drejtësisë të atyre politikanëve që kanë shitblerë votat në zgjedhjet e kaluara.
– Shkeputje nga dhe gjykim i politikanëve me rekorde ose me lidhje ose vepra kriminale.
– Respektim i te drejtave të minoriteteve
– Përfundim i procesit të vetingut.

– Transparenca në financimin e partive politike dhe të zgjedhjeve  etj.

Me një fjalë t’ja fillojmë nga e para. Sikur të ishim në vitin ’90. E kuptoni se çfarë na keni sjellë me këto vonesa? Minimumi dhjetra mijra shqiptarë që kanë braktisur shtetësinë. A nuk janë ato kritika që i bëhen qeverisjes nga kritikët e saj?

Dhe duhet thënë që janë vetëm kryesoret, se poqese i hyn arsimit, pushtetit lokal, territorit, kulturës, etj. lista nuk mbaron kurrë.

A do jenë në gjendje që pasi kaluan 30 vjet për t’i krijuar këto thagma, të nisin korrigjimin e tyre?

Kësaj i thonë të rinisësh ndërtimin e shtetit nga e para.Cfarë turpi të thonë kështu!!! Të pranojmë në bisedime, por dije se ke bërë përparime, por nuk je asgjëkundi!

Dhe na thonë : Nëse nuk i realizon, edhe bisedime i ndërpresim dhe ktheheni përsëri andej nga erdhët!Dhe të mendosh që Maqedonisë të Veriut pothuajse nuk i kanë shkruar asgjë me të kuqe.

Dhe thonë : na e hapi Evropa!
Na e hapi dhomën e pritjes!
Disa propagandistë manipulatorë dhe pa dinjitet, bërtasin : urrahhh, a thua ka gjetur vaksinën e covid19!!!

Na ka hapur vetëm portën e purgatorit nga ku ose dalim të pastër dhe shlyejmë të gjitha mëkatet, ose shkojmë në ferr!

Nëse nuk kuptojmë se me të drejtë na kanë dhënë dackën që meritonim, as mos shpresojmë që kei drejtimin e duhur për të realizuar integrimin.

Sigurisht vetëm do të mbesim!Pse çirremi pastaj : Jemiiiiii vetëëëmmmmm!

Ka ardhur koha të mbledhim vetëm e mjaft me alibira. Europa na e ka thënë të vërtetën troç!Jemi shoqëri piramidale! Piramidë bosh!

/DRONI.al/

Tags: artan fugaBEkomentnegociatat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.