Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Studimi i fundit nga shkencetaret australiane: Imuniteti i forte mund Covid 19

24/03/2020
Conte mbyll Italinë, mundësia e fundit kundër koronavirusit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Studimi shkencor, më i detajuar deri më tani, i një pacienti me koronavirus ka prodhuar gjetje inkurajuese në lidhje me aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar virusin dhe për të ndihmuar trupin të shërohet. Studiuesit në Institutin për Infeksionet dhe Imunitetin “Peter Doherty” në Australi analizuan mostra gjaku nga një grua 47 vjeçare e cila ishte testuar pozitive me Covid-19 dhe zbuluan se shërimi i saj erdhi për shkak të një reagimi të papritur të fortë imunitar.

Gruaja, gjaku i së cilës u testua në katër ditë të ndryshme gjatë ecurisë së sëmundjes, kishte udhëtuar për në Melburn nga Wuhani, origjina e virusit. Ajo u shtrua në spital me simptoma tipike të Covid-19 të të lehta të cilat i kishin filluar katër ditë më parë: këputje, dhimbje fyti, kollë e thatë, dhimbje në gjoks dhe ethe. “Ne pamë që edhe Covid-19 shkaktuar nga virusi i ri, në një person të shëndetshëm sjell një reagim të fortë imunitar nëpër tipe të ndryshme qelizash që shoqërohet me rimëkëmbjen klinike, të ngjashme me atë që shohim në rastin e gripit,” tha Katherine Kedzierska nga Doherty Institute.
Gjoksi i pacientes ishte i rënduar deri 10 ditë pasi ajo u pranua në spital, ajo u lehtësua në ditën e 11, dhe të gjitha simptomat u zhdukën në ditën 13. Antitrupat kundër virusit që shkakton Covid-19 vazhduan të rriten derisa në ditën e 20-të, kur edhe studimi përfundoi. Punimi shkencor për këtë rast u botua në Nature Medicine. Oanh Nguyen, një anëtar tjetër i ekipit tha se ishte një regjistrim i parë shkencor i përgjigjeve të gjera imune ndaj Covid-19.

Numri i të vdekurve si rezultat i virusit po bëhet me mijëra në gjithë botën. Pasiguria më e rëndësishme shkencore në lidhje me Covid-19 është forca dhe jetëgjatësia e reagimit imunitar të njeriut – dhe veçanërisht nëse është e mjaftueshme për të ndërtuar imunitet të qëndrueshëm tek njerëzit që janë infektuar. Ky studim tregon një përgjigje të fuqishme fillestare, por asnjë pacient Covid-19 nuk e ka marrë veten përfundimisht që të mund të gjykohet zgjatja e sëmundjes.

“Ne shikuam të gjithë gjerësinë e përgjigjes imune te kjo paciente duke përdorur njohuritë që kemi fituar gjatë shumë viteve studime të përgjigjeve imune te pacientët e shtruar në grip”, tha Dr Nguyen. “Tre ditë pasi pacienti u pranua, ne pamë popullatë të madhe të disa qelizave imune, të cilat shpesh janë një shenjë treguese e rikuperimit gjatë infeksionit sezonal të gripit, kështu që ne parashikuam që pacienti do të shërohej brenda tre ditësh, gjë që ndodhi.

“Gruas së infektuar iu dhanë lëngje intravenoze për ta mbajtur atë të hidratuar por jo antibiotikë ose ilaçe antivirale dhe ajo nuk pati nevojë për oksigjenim me ventilator. “Njerëzit mund të përdorin metodat tona për të kuptuar përgjigjet imune në grupe më të mëdha të prekurish me Covid-19, dhe gjithashtu të kuptojnë se çfarë mungon tek ata që nuk e përballojnë sëmundjen”, tha Prof Kedzierska. /Financial Times-Mapo.al

Tags: koronavirus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.