Politikani i lartë gjerman i kujton Ramës kushtet që duhen plotësuar

Politikani i lartë gjerman i kujton Ramës kushtet që duhen plotësuar

265
0
Shares

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Johann Wadephul pwrshendeti vendimin e BE-se, per hapjen e negociatave me Shqiperine por nderkohe perseri edhe njehere se Shqiperia ndryhse nga Maqedonia e Veriut do te ndiqet nga nje monitorim i rrepte shoqeruar me nje numer kushtesh.

Sipas Wadephul, Komisioni i BE duhet të monitorojë në mënyrë të rreptë dhe të kujdeshme përmbushjen e 15 parakushteve si dhe për të gjithë procesin e bisedimeve.

Deklarata e plotë të Johann Wadephul:

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian konfirmon perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky është një sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së koronavirusit, e cila i ka prekur të dyja këto vende në shkallë të konsiderueshme.

Në të njëjtën kohë, vendimi i Këshillit të Ministrave është një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian. Ky i fundit kishte propozuar që negociatat me Shqipërinë të nisin pa kushte. Fakti që vendet anëtare sot kanë vendosur 15 kushte deshmon se ato presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrë më strikte dhe me më shumë kujdes. Kjo vlen për përmbushjen e 15 parakushteve, si edhe për të gjithë procesin e negociatave.

Ne jemi të bindur se Komisioni i ri Europian nën drejtimin e Presidentes Ursula von der Leyen do ta marrë këtë parasysh. Grupi parlamentar  CDU/CSU bashkë me gjithë partnerët e tij Europianë, do të jetë i palëkundur derisa 15 parakushtet të përmbushen plotësisht përpara se të nisin negociatat e pranimit me Shqipërinë”

Kushtet sic jane parashikuar ne dokument:

“ Para konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet:

1- të miratojë plotësisht reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR,

2- Sigurimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave elektorale, sigurimi i zbatimit të vazhdueshëm të reformës gjyqësore, përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, përfshirë sugjerimet e zbatueshme të Komisionit të Venecias,

3- dhe të përfundojë krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

4- Shqipëria gjithashtu duhet të forcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë bashkëpunimin me shtetet anëtare të BE-së dhe përmes planit të veprimit për të adresuar rekomandimet e Task Force të Veprimit Financiar (FATF).

5- Trajtimi i fenomenit të kërkesave të pabaza të azilit dhe sigurimi i riatdhesimeve

6- dhe ndryshimi i ligjit të mediave në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbeten prioritete të rëndësishme.

Komisioni do të sigurojë një raport mbi këto çështje, përfshirë progresin në lidhje me rekordin, kur prezanton kornizën e bisedimeve.

Korniza e bisedimeve do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të reflektojë se Shqipëria ka adresuar me sukses të pesë prioritetet kryesore si psh

7- fillimi i procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të verifikimit,

8- fillimi i procedurave ndaj atyre që akuzohen për blerje votash,

një rekord të mirëfilltë në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet,

9- përfshirë inicimin e procedurave dhe përfundimin e procedurave të para kundër zyrtarëve të rangut të lartë publik dhe politikanëve,

10- përparim i prekshëm në lidhje me reformimin e administratës publike,

11- implementimi i reformës së ligjit zgjedhor

12- si dhe një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019,

13- si dhe përparimi i mëtutjeshëm në miratimin e legjislacionit të mbetur zbatues në lidhje me ligjin kornizë 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare,

13/1- Miratimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës, dhe

13/2- avancimi i procesit të regjistrimit të pronave”.

Nderkohe parlamenti hollandez ka kerkuar te zbatohen rekomandimet e Komisionit të Venecias per median dhe per GJK.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY