Gruaja e ciklistit 40 vjecar me koronavirus: Po vuan në spital, ishte...

Gruaja e ciklistit 40 vjecar me koronavirus: Po vuan në spital, ishte i fortë dhe pa asnjë sëmundje

341
0
Shares

Një çiklist është duke luftuar për jetën në spital pasi është diagnostikuar si mbartës i koronavirusit. Daniel Schuchman, 40 vjeç, një ekspert IT dhe babai i katër fëmijëve nga Londra e Veriut, shfaqi komplikacione shëndetësore javën e kaluar dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital.

Daniel ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe vazhdimisht kërkon ndihmën e oksigjenit për të marrë frymë lirshëm, shkruajnë mediat e huaja. Gruaja e tij, Anna Schuchman, u shpreh për mediat lokale:

“ Ka një fytyrë dhe emër prapa secilës prej këtyre statistikave. Mos mendoni se juve s’do t’iu ndodhë. Të jesh i shëndetshëm dhe i ri, nuk është një klauzolë për të shpëtuar”.

Anna, u shpreh se Daniel, shëtiste me biçikletë 40 kilometra çdo të dielë dhe nuk kishte sëmundje të tjera.

“I hipi një temperaturë e lartë të dielën në mbrëmje dhe ne e dëgjonim atë duke u kollitur gjatë gjithë kohës. Ditën e martë, burri im i gjatë dhe i shëndetshëm, nuk mundi më të lëvizte. Të nesërmen e dërguam në spital dhe nuk e kemi parë më që nga ajo ditë”, tha ajo.

Anna, kishte dhe një mesazh të qartë për qytetarët në Britani, por jo vetëm.

“Pavarësisht nëse jeni i ri apo i moshuar, i shëndetshëm ose mbipeshë, merreni seriozisht këtë virus. Ju mund të infektoheni pa e kuptuar, është e dukshme. Ju nuk e dini se ku mund t’I lini mikrobet tuaja dhe mund të infektoni shumë njerëz. Unë thjesht dua t’iu bëj thirrje që të qëndroni në shtëpi”, tha ndër të tjera Anna.

Sakaq, ajo dhe katër fëmijët e çiftit, midis moshës gjashtë dhe 16 vjeç, janë izoluar në shtëpi dhe deri më tani nuk kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY