Numri i rasteve me Covid 19 është shtuar ndjeshëm në Maqedoni. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 29 raste të reja me virusin korona. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë nga Shkupi. Në total numri i të infektuarve është rritur në 114, informon Ministria e Shëndetësisë.
Edhe në Serbi sot janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus, duke cuar numrin e të prekurve me Covid-19 në 188.
Nga raporti i fundit mbrëmë në orën 18:00 e deri në orën 08:00 mëngjesin e sotëm janë testuar mostrat e 28 personave nga të cilët 17 rezultuan pozitiv ndërsa 11 negativ, njoftoi ueb faqja “Covid19.rs”
Nga 17 rastet e konfirmuara të raportit të fundit, 11 prej tyre janë hospitalizuar dhe janë në gjendje stabël ndërsa 6 prej tyre kanë një pasqyrë më të lehtë klinike dhe ndodhen në kushte shtëpiake.
Deri në orën 08:00 sot në laboratorin kombëtar të Institutit Torlak janë testuar gjithsej 700 persona të cilët kanë plotësuar kriteret e definimit të rasteve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/