OBSH, virusi mund te jetoje edhe ne ajer ne varesi te 2...

OBSH, virusi mund te jetoje edhe ne ajer ne varesi te 2 faktoreve

865
0
Shares

Organizata Botërore e Shëndetësisë kerkon masa te reja per mbrojtjen e personelit mjeksor pas infektimit dhe vdekjeve ne rradhet e personelit shendetesor.

Virusi transmetohet përmes stërklave ose piklave të lëngshme, kryesisht përmes teshtimës apo kollitjes, tha dr. Maria Van Kerkhove, drejtoresha e OBSH për njësinë e semundjes.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që punonjësit e kujdesit shëndetësor të marrin masa shtesë kur punojnë me pacientët.

Zyrtarët e OBSH thanë se sëmundja respiratore përhapet përmes kontaktit njerëzor, nga stërklat që dalin nga teshtima dhe kollitja si dhe nga viruset e mbetura në objekte.

Por virusi mund të qëndrojë në ajër pezull, në varësi të disa faktorëve si nxehtësia dhe lagështia.

Shkencëtarët po studiojnë se si e ndikon lagështia, temperatura dhe rrezet ultravjollcë këtë virus.

Zyrtarët e OBSH thonë se stafet mjekësore duhet të veshin të ashtuquajturat maska N95, të cilat filtrojnë rreth 95 përqind të lëngjeve dhe të piklave që ngelin në ajër .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY