A ka të infektuar në ushtri, Olta Xhacka jep lajmin

A ka të infektuar në ushtri, Olta Xhacka jep lajmin

121
0
Shares

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha sot se rreth 500 ushtarakë shqiptarë dhe familjarë të tyre, por edhe studentë në akademitë ushtarake në vendet e NATO-s, gëzojnë shëndet të plotë dhe vijojnë shërbimin e tyre në misionet e Aleancës apo përfaqësitë tona diplomatike.

Përmes një video-konference, Xhaçka tha se asnjë prej ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë jashtë vendit nuk ka simptoma të lidhura me COVID-19, ndërsa iu kërkoi ushtarakëve të tregojnë kujdes me masat kundër virusit dhe i siguroi se do të jenë në kujdesin e vazhdueshëm të shtetit shqiptar.

Ministrja u informua se kontingjentet shqiptare vijojnë shërbimin duke respektuar masat e reja kundër përhapjes së COVID-19. Ndërkohë, 5 prej studentëve që studiojnë në akademitë ushtarake italiane janë kthyer në vendin tonë pas mbylljes së akademive nga qeveria italiane dhe aktualisht janë në vetëkarantinë në shtëpitë e tyre, pa asnjë simptomë. Ata vijojnë të ndjekin studimet online.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY