EMRI/I shumëkërkuar në Itali, kush është 52-vjeçari që u arrestua në Shkodër

EMRI/I shumëkërkuar në Itali, kush është 52-vjeçari që u arrestua në Shkodër

174
0
Shares

Burime zyrtare nga policia bejne me dije se eshte kapur dhe ndaluar Kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga forcat operacionale të DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe ndalimi, për qëllim ekstradimi, i shtetasit Arben Gorila, 52 vjeç, banues në fshatin Brabullush, Vau i Dejës.

Ndalimi i tij është bërë pasi ai ka qënë i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpolit në Tiranë, ku rezulton se ky shtetas ka patur urdhër arresti, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Torinos në Itali, me Nr. 79 / 2020 SIEP, datë 20.02.2020, e cila ka dënuar me 7 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Krime të rënda seksuale”, sipas Kodit Penal italian”,-njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY