“Po të ishe kryeministër?”, Basha tregon faturën mujore të paketës së PD

“Po të ishe kryeministër?”, Basha tregon faturën mujore të paketës së PD

104
0
Shares

“Po të ishe kryeministër?”, Basha tregon faturën mujore të paketës së PD në ndihmë të qytetarëve dhe biznesit, gjate nje interviste per Zone e Lire, te Arian Canit. Plani i qeverisë nuk ka qartësi, është i pamjaftueshëm, tha Basha.

Pjese nga intervista:

Ftesa ime është transparencë maksimale. Për planin e shpalosur dje, duhet transparencë maksimale, sepse sot askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë është ky plan. Nuk është i detajuar, informacioni është i mangët. P.sh nëse bëhet fjalë për një biznes të vogël nga ato dhjetra mijëra që kanë më shumë se një javë që janë mbyllur, askush prej tyre nuk e ka idenë se çfarë do të thotë 65 milion dollarë pako sociale për biznesin e vogël. Çfarë do të thotë kjo për pronarët e një biznesit të vogël? Çfarë do të thotë dy javë, tre javë apo katër javë, gjashtë javë në vazhdim të karantinës, nuk do të jenë në gjendje të gjenerojnë xhiro, të gjenerojnë fitim, me çfarë do të jetojnë? Ndërkohë ka ardhur marsi dhe duhet paguar taksat! Kemi kërkuar prej fillimit shtyrjen e detyrimeve, deklarimit të detyrimive.

Pyetje: Por ai tha se do të paguhen detyrimet?

Lulzim Basha: Po çfarë detyrimesh do të paguash kur ti ke mbyllur biznesin?! Pse nuk mund të shtyhet dy javë, katër javë, deklarimi që është tani në mars për t’i dhënë edhe biznesit pak më shumë frymëmarrje?

Pyetje: Ti që je kryeministri në hije, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, a e keni bërë kalkulimin sa është shifra e pakos tuaj?

Lulzim Basha: Absolutisht është e kalkuluar në detaje. Çfarë është paketa jonë? Le ti marrin një nga një temat. Nëse marrim temën e biznesit të vogël, do të thotë që për një numër biznesi të vogël, në skenarin kur janë 95 përqind e tyre të mbyllur dhe vetëm 5 përqind prej tyre operojnë, kostoja nuk kalon 25 milion euro në muaj. Dhe kjo duke marrë 300 euro për biznes, pra kompensimi 300 euro për biznes. Ndërsa në paketën që ka propozuar dje kryeministri, ne nuk e dimë se çfarë propozohet për një biznes? Çfarë propozohet për pensionistët? Çfarë propozohet për njerëzit në nevojë ekonomike? Çfarë propozohet për shëndetësinë? 25 milion euro a janë të mjaftueshme për të realizuar çka na duhet sot? Respiratorët, pra ventilatorët, testuesit, paisjet mbrojtëse për mjekët, pavionë shtesë që vihen në dispozicion?

Pyetje: Çfarë mundësish ka shteti shqiptar, me këtë buxhet që ka, të japë kaq lekë apo kaq lekë? Prandaj pyeta sa është totali?

Lulzim Basha: Ne e kemi bërë propozimin bazuar në nevojat akute të ekonomisë. Plani i nxjerrjes së ekonomisë afatgjatë është diçka tjetër. Nevojat akute sot, çfarë kanë nevojë akute familjet në nevojë? Çfarë kanë nevojë shtresat sociale? Çfarë ka nevojë biznesi i vogël? Çfarë kanë nevojë bizneset që do të mbyllen? Pra, nevojat minimale për të mos i futur në kolaps. Po u futën në kolaps, humbin gjithçka. Pako totale kushton 90 milion euro në muaj.

Pyetje: Po të ishe kryeministër, se je kryeministri në hije…

Lulzim Basha: 1 në 10 shqiptarë ha një herë në ditë gjysma e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin, faturat e energjisë, faturat e ujit ishin të larta edhe pa nisur kriza. Tani ka nisur kriza. Gjendja e tyre po precipiton, kësaj po i shtohet me shpejtësi 2 ushtri, ushtria e sipërmarrësve të vegjël që i kanë mbyllur dyqanet. Ushtria tjetër e të punësuarve që nuk shkojnë dot në punë dhe nuk kanë garanci që do të marrin rrogën, sepse një pjesë e bizneseve nuk do të jenë në gjendje të paguajnë rrogën. Kjo është sfida ekonomike. Paketa jonë jep këtë zgjidhje. Kjo është një zgjidhje emergjence. Dhe për këtë duhen kanalizuar shpënzimet për mbështetje sociale, ekonomike, të shëndetësisë, që sot po i çon, siç i çoi dje 22 milionë euro për 4 njerëz. Ky është propozimi ynë, është polotësisht i mundshëm, është i llogaritur. Në strukturën e buxhetit 2020 janë gjetur ku janë këto para. Asgjë që kemi propozuar nuk është e pazbatueshme. Po të isha kryeministër, sot do të kishim aktin normativ. Do të kishte hyrë në fuqi, do të kishte nisur efektet dhe dp të kishte një masë lehtësuese, një frymëmarrje për ekonominë dhe një farë sigurie minimale për njerëzit që tani po nisin të përjetojnë edhe shtrëngesën ekonomike dhe sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY