Lajm tjeter i mire nga mjeku infeksionist: Edhe pacienti i trete drejt...

Lajm tjeter i mire nga mjeku infeksionist: Edhe pacienti i trete drejt sherimit

224
0
Shares

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka folur në një lidhje me Skype sot për emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka treguar më shumë mbi situatën e pacientëve me koronavirus tek spitali Infektiv në QSUT.

Pak më parë, u bë i ditur lajmi se janë shëruar 2 kontakte të pacientit zero nga koronavirusi tek Infektivi, një lajm ndaj të cilit ka reaguar Harxhi. “Është një lajm i mirë që konfirmon shërimin nga ky lloj infeksioni. Shërimin në radhë të parë e bënë imuniteti i njeriut, është reagimi që bën  organizmi jonë përmes imunitetit të lindur dhe të fituar, i cili e mposht këtë infeksion në shumicën e rasteve.

Këtu hyn patjetër dhe mjekësia moderne. Mjekësia ka mjetet e veta për t’i ardhur në ndihmë këtyre pacientëve sipas gjendjes së tyre. E njëjta gjë ndodh dhe me pacientët shqiptar. Unë në pavionin tim kam 19 pacientë. Djali i ri (29 vjeçari) është gati për të prerë shiritin dhe për të dalë. E kaloi me temperaturë, me pneumoni të rëndë, nuk kishte sëmundje të tjera, ishte djalë shumë i shëndetshëm.

Virusi dëmton vet sistemin e traktit respirator, por edhe organe dhe sisteme të tjera”, tha mjeku Harxhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY