Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Të dhënat e Institutit italian të Shëndetësisë, mjeku: Mesazhi i qartë dhe për Shqipërinë

20/03/2020
ISHP: Simptomat dhe cili është ndryshimi mes gripit të zakonshëm dhe koronavirusit të ri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mjeku Erion Dasho, teksa ka publikuar te dhenat e Institutit te Shendetesise ne Itali, me grupmoshen e prekur, patologjite e tjera dhe vdekshmerine nga koronavirusi, shkruan se mesazhi pas ketyre shifrave eshte shume i qarte edhe per shqiperine.

Sipas grafikut, nje pjese te madhe te te prekureve dhe viktimave kane qene personat qe kane patur dhe semundje te tjera shoqeruese.

Sakaq, mjeku rendit 5 pika, per te cilat duhet te jemi koshiente dhe te perpikte.

Postimi i mjekut Erion Dasho

Të dhëna shumë interesante nga Instituto Superiore di Sanità:

Së pari, sëmundja paraqet rrezikshmëri më të lartë për të moshuarit. Ndonëse Italia sot ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë, vetëm 17 persona nga ata që kanë humbur jetën, ishin nën 50 vjeç.

Së dyti, vetëm 3 raste vdekjesh kanë ndodhur në persona të shëndetshëm. 99.2% e personave që humbën jetën ishin të prekur nga të paktën edhe një sëmundje tjetër, 75% nga dy sëmundje dhe plot gjysma nga tre apo më shumë sëmundje.

Image

Mesazhi është i qartë edhe për Shqipërinë. Përpjekjet parandaluese duhen orientuar veçanërisht drejt mbrojtjes së personave të sëmurë dhe atyre të moshuar. Përveç masave për të cilat është folur shumë tashmë, duhen marrë disa masa shtesë të kujdesit social për këto kategori.

1. Të rinjtë që banojnë me të moshuar apo të sëmurë në një banesë, duhet të bëjnë kujdes të shtuar për të mos u ekspozuar vetë ndaj virusit duke respektuar 100% kufizimet e lëvizjeve.

2. Të moshuarit që banojnë të vetmuar mund të ndihmohen për të bërë blerjet e ndryshme që u nevojiten duke minimizuar kështu daljen dhe ekspozimin.

3. Kush sheh grupe të moshuarish që kalojnë shumë kohë në mjedise ku mund të ekspozohen, duhet t’i këshillojë dhe t’u shpjegojë sa më sipër.

4. Gjithkush duhet të përpiqet t’u sigurojë të moshuarve dhe të sëmurëve mjete mbrojtëse si maska, doreza, etj.

5. Të moshuarve që kanë vështirësi në kuptim, duhet t’u shpjegohen masat mbrojtëse dhe ato të higjienës që parandalojnë virusin.

Duke ditur se jemi një vend me moshë shumë më të re se Italia (në Itali 30% e popullsisë është mbi 60 vjeç, ndërsa në Shqiperi vetëm 21%) të shpresojmë se personat e moshuar dhe të sëmurë në Shqipëri do të preken më pak dhe do ta kalojnë më lehtë epideminë.

Le të marrim masa së bashku për të mbrojtur prindërit dhe të afërmit tanë!

/DRONI.al/

Tags: ItaliaKoronavirusiMJEKUsemundjate dhena

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.